Tur Krociere Lumi Rhine

Programi per Tur Krociere Lumi Rhine
🟢Datat e nisjeve:
Kabine e Jashtme:
- 23 Prill €699/person
Kabine e Jashtme Superior:
- 23 Prill €799/person
1️⃣Dita e pare Tur Krociere Lumi Rhine
Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Keln. Nisja në orën 18.30, mbërritja në Keln në 21.05. Transferimi për në Dusseldorf. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
2️⃣Dita e dyte
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit ku përfshihen Altstadt (Qyteti i Vjetër), i njohur edhe si “bari më i gjatë në botë” me qindra bare dhe restorante, Marktplatz me Rathaus (Bashkia e Vjetër), Kisha St. Lambertus simbol i arkitekturës gotike, Rheinuferpromenade, MedienHafen (Porti modern) si dhe Kö-Bogen & Königsallee, bulevard luksoz me dyqane dhe ndërtesa moderne.
Transferimi në Portin lumor të Dusseldorfit dhe imbarkimi në Krociere. Pritje me një gotë vere të gazuar për mirëseardhje, darkë në krociere dhe nisja nga Dusseldorf në orën 16.00. Fjetje në krociere.
3️⃣Dita e trete Tur Krociere Lumi Rhine
Mëngjesi në krociere. Mbërritja në Koblenz në orën 09.00. Kohë e lirë për shëtitje ose ekskursion opsional.
Ekskursion opsional: zbulim i Koblenzit nga një perspektivë tjetër, duke eksploruar verën dhe historinë e verës së gazuar, shëtitje pranë pamjeve kryesore të qytetit dhe vizitë me guidë në Muzeun e Verës së Gazuar, e shoqëruar me një gotë verë relaksuese.
Nisja në orën 16.00 për në Rudesheim.
4️⃣ Dita e katert
Mbërritja në Rudesheim në orën 01.00. Mëngjesi në krociere. Kohë e lirë për shëtitje ose ekskursion opsional.
Rudesheim është qyteti i verës në Luginën Gjermane të Rinit, i famshëm botërisht për Drosselgasse dhe një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtime me krociere në Rhine.
Ekskursion opsional: tur i qytetit me Winzerexpress (Ekspresi i Vreshtave), më pas ngjitje me teleferik deri te Monumenti Niederwald, nga ku shijohet pamje panoramike mbi lumin dhe vreshtat. Ekskursioni përfundon me një degustacion të kafesë tradicionale Rudesheim në Qytetin e Vjetër.
Pasdite, kohë e lirë për të eksploruar Rudesheim individualisht. Për dashamirësit e verës rekomandohet vizitë në RheinWeinWelt, ku pas një prezantimi të shkurtër mund të shijohen verëra sipas dëshirës.
Nisja për në Frankfurt në orën 16.00. Në mbrëmje, kapiteni ju fton në një darkë gala, duke shijuar një eksperiencë kulinare të klasit të parë gjatë lundrimit drejt Frankfurtit.
5️⃣ Dita e peste Tur Krociere Lumi Rhine
Mbërritja në Frankfurt në orën 01.00. Mëngjesi në krociere dhe zbritja në orën 09.00. Vizitë panoramike që nis në Römerberg (Qyteti i Vjetër), Römer – Bashkia Historike, Kisha St. Nikolai, Fachwerkhäuser shtëpitë tipike gjermane me dru.
Shëtitje drejt lumit Main dhe Eiserner Steg, ura këmbësore me pamje fantastike, si dhe vizitë në Katedralen e Frankfurtit (Dom St. Bartholomäus). Pasdite, shëtitje në lagjet tradicionale me lokale që ofrojnë Apfelwein, si dhe kohë e lirë në Zeil, zona kryesore për shopping.
Opsionale: ngjitje në Main Tower për pamje panoramike të qytetit nga 200 metra lartësi.
Transferte për në aeroportin Frankfurt Hahn dhe fluturimi direkt Frankfurt – Tiranë. Nisja në 23.05, mbërritja në Tiranë në 01.20.
Çmimi për person të Rritur në Kabinë Dyshe.
🛈Ne pagese perfshihen:
Fluturimi direkt me avion Tiranë – Këln. Kthimi Frankfurt – Tiranë.
Akomodim në Kroçieren për 4 Ditë Lundrim, 3 Net fjetje dhe 1 Natë Fjetje në Hotel.
Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere dhe Mëngjesi në Hotel.
Shëtitjet me autobus dhe Shoqërues Shqiptar sipas programit.
Taksat Portuale.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
Ekskursionet që ofron Kroçierja.
Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
Siguracioni Shëndetësor
Kujdes:
Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
