Athine 3 dite

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- Janar: 09-11, 16-18, 23-25, 30-01 Shkurt
- Shkurt: 06-08, 13-15, 27-01 MARS.
- Mars: 06-08, 13-15, 20-22, 27-29.
- Prill: 03-05, 10-12, 17-19, 24-26.
Hotel 3* ose 4* – €129/personi BB
Programi per Athine 3 dite
1️⃣Dita e pare: Athine 3 dite
Nisja nga Tirana ne oren 23:00 (1 dite para dates se nisjes). Nisja nga Durresi ne oren 23:30 (1 dite para dates se nisjes). Udhëtimi zhvillohet nepermjet pikes kufitare Kakavije, me ndalesa te shkurtra gjate rruges per pushim. Pas procedurave kufitare vazhdojme drejt Athines. Mberrijme pasdite dhe fillojme nje shëtitje panoramike prane qendres: Sheshi Sintagma, ku ndodhet ndertesa e Parlamentit. Fillimisht konceptuar si pallat mbreteror per mbretin Otto, kjo ndertes me vone u kthye ne simbol te demokracise greke.
Me pas, akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per darke dhe shëtitje te kendshme ne qytet.
2️⃣Dita e dyte:
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit nis vizita kulturore ne disa nga pikat me te rendesishme te qytetit. Fillojme me Parkun Arkeologjik Akropoli, monument unik i periudhes se Perikliut dhe simboli kryesor i Greqise se lashte. Brenda kompleksit dallohet Teatri Odeon, dikur me kapacitet deri ne pese mije spektatore.
Vazhdojme me viziten ne Kullen e Ererave, nje strukture tetekendeshe qe sherbente si ora e qytetit, dhe me pas zbresim drejt Agoras, dikur qendra administrative, kulturore dhe shoqerore e Athines se lashte.
Me tej vizitojme Tempullin e Zeusit Olimpik, tempulli me i madh i Peloponezit, i vendosur vetem pak qindra metra larg Akropolit. Prane tij ndodhet Harku i Hadrianit, monument monumental qe lidhte Athinen e lashte me pjesen e re te qytetit.
Pas vizitave, kohe e lire per dreke ose shopping sipas preferencave. Kthimi ne hotel dhe fjetje.
3️⃣Dita e trete: Athine 3 dite
Mengjesi ne hotel.
Nisja drejt Shqiperise nepermjet qyteteve Patra dhe Janine, me ndalesa te shkurtra per pushime dhe dreke. Kalimi i kufirit ne Kakavije dhe mberritja ne Durres dhe Tirane ne darke.
🛈Ne pagese perfshihen:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transporti me automjet komod
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Taksa lokale 2.50 Euro për person/natë ( e detyrue
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
