Udhetim Sarajeve – Mostar – Medjugorje 17-19 Tetor 139 Euro/person

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Sarajeve Mostar Medjugorje

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

Programi per Udhetim Sarajeve Mostar Medjugorje

1️⃣Dita e pare Udhetim Sarajeve Mostar Medjugorje

Nisja nga Tirane ne oren 05:00. Pas kalimit te kufirit ne Muriqan, vazhdojme drejt Nikshiq ku behet nje ndalese per pushim.
Destinacioni i pare eshte Mostar, i njohur si Qyteti i Meneksheve. Vizitohen: Ura e famshme e Mostarit, rruga e mjeshterve te vjeter, Xhamia e Madhe dhe Katedralja e Betonte (e vetmja ne bote). Pas vizitave, vazhdojme drejt Sarajeves. Sistemim dhe akomodim ne hotel.
Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet: pishina olimpike e mbyllur (me kapuc noti), banja turke, palester. Darke ne restorantin e hotelit.

2️⃣Dita e dyte

Mengjes ne hotel. Fillojme vizitat me oborrin e familjes mbreterore te Hasburgve ne Ilizha, me pas Vrela Bosna – “mushkerite e Sarajeves” (pagese extra 1 euro).
Sheti ne Bashqarshi, ku shihen Xhamite dhe Kishat qe i kane dhene qytetit emrin “Jeruzalemi i Europes”.
Opsionale: shopping ne qendrat tregtare Skenderaj, OBI, VISA ose Robot.
Dreke individuale ne lokalet e qendres.
Pasdite vizite ne Parkun e Ilidzes, pedonalja Velika Aleja, si dhe ish rezidencat e Arkidukeve Austriake.
Kthim ne hotel. Prape kohe e lire per facilitetet: pishine, banja turke, palester.
Ne mbremje organizohet darke festive me muzike live ne restorantin e hotelit.

3️⃣Dita e trete Udhetim Sarajeve Mostar Medjugorje

Mengjes ne hotel dhe nisja drejt Medjugore-s, e njohur si vendi i Zonjes se Papes. Vizite ne Katedralen e Shenjte dhe shetitje ne qendren e qytetit.
Me pas, ndalese ne ujevarat e Kravices, nje nga mrekullite natyrore te zones.
Pas vizitave, nisja drejt Tirane-s me pushime te shkurtra gjate rruges.
Mberritja ne oren e vone te mbremjes.
Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:
• Transporti me autobus sipas programit.
• Akomodim ne hotel Hollywood 4* (mengjes+darke).
• Shoqerues shqiptar sipas programit.
• Darke festive.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Drekat gjate udhetimit.
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
• Taksat e qyteteve 2 Euro/person

Shenime:
——————————————————-——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj Evrope, 6 Muaj e gjithe Bota. Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE

– Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat, por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi i autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore. Nëse ndryshojnë kriteret, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit, kthehet pagesa, pa vlerën e biletës (Parapagesa), vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore, ne do të kryejmë proçedurën për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: