LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED – 4 DITE

Programi per LJUBLJANA, OTOCEC, PTUJ, BLED – 4 DITE
🟢Datat e nisjeve:
- 21 – 24 Mars €319/person (Itinerari 1)
Vizitohen: Trieste, Ljubjana, Otocec, Ptuj, Bled
ITINERARI 1
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 10:30 – 12:10 Trieste
Kthimi: Trieste 12:45 – 14:15 Tirane
1️⃣Dita e pare LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED
Takimi me stafin ne aeroportin Nene Tereza, 2 ore perpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tirane – Trieste. Pas mberritjes, nisja drejt Sllovenise.
Ndalesa e pare behet prane Keshjelles Miramare, nje monument i famshem buzë detit qe ofron pamje panoramike mbreselenese. Kohe e lire per dreke.
Me pas udhetimi vazhdon drejt kryeqytetit Ljubljana. Pas mberritjes, sistemim dhe akomodim ne hotel.
Pasdite shetitje e lire ne zemren e qytetit te vjeter, ku do te shihen urat karakteristike, librarite e vogla dhe ndertesat ne stil art nouveau qe i japin qytetit nje atmosfere aristokrate.
2️⃣Dita e dyte
Mengjes ne hotel dhe nisja drejt rajonit te Dolenjskes. Pas rreth nje ore udhetimi mbërrijme ne Otocec, qytet i vogel mesjetar i njohur per keshjellen e tij te vendosur mbi nje ishull ne mes te lumit – nje pamje unike ne gjithe Sllovenine. Kohe e lire per shetitje.
Me pas, udhetimi vazhdon drejt Ptuj, qyteti me i vjeter i Sllovenise, me mbi 2000 vite histori. Shetitje ne rrugicat historike dhe vizite ne keshjellen mbreselenese qe ofron pamje panoramike mbi lumin Drava. Kohe e lire per dreke.
Ne mbremje, kthim ne Ljubljana, ku do te shijohet nje darke e qete prane lumit Ljubljanica.
3️⃣Dita e trete LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED
Mengjes ne hotel dhe nisja drejt Liqenit te Bledit, nje nga destinacionet me romantike te Sllovenise. I rrethuar nga male dhe pyje, liqeni ofron peizazhe perrallore.
Opsionalisht, mund te merret nje varke tradicionale pletna per te kaluar ne ishullin e vogel ne mes te liqenit, ku ndodhet Kisha baroke e Zojes se Bekuar.
Me pas ndalese per kafe dhe embelsiren tradicionale kremšnita, simbol i Bledit.
Opsion per vizite ne Keshjellen e Bledit, e ngritur mbi nje shkëmb te larte, me pamje spektakolare mbi gjithe liqenin.
Pasdite, rikthim ne Ljubljana per nje vizite panoramike: Sheshi Preseren, ura e famshme Tromostovje (Tre Urat), Katedralja e Shen Nikollës, tregu i qumeshtit dhe ndertesat barok e art nouveau pergjate lumit Ljubljanica.
Opsionalisht, ngjitje me funikular drejt Keshjelles se Ljubljanes per nje panorame mahnitese mbi qytet.
Kohe e lire per shopping ose shetitje ne rrugicat e vjetra plot atmosfere mikpritese.
4️⃣ Dita e katert
Mengjes ne hotel dhe pergatitje per udhetimin e kthimit.
Nisja ne mengjes drejt aeroportit te Triestes.
Fluturimi Trieste – Tirane sipas orareve te percaktuara.
Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
• Biletat e avionit vajtje-ardhje.
• Akomodimi ne hotel 3* ose 4*.
• Mengjeset ne hotel.
• Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
• Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg).
• Transfertat dhe shetitjet me autobus sipas programit.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne Monumentet dhe Muzeumet.
• Taksa e qytetit sipas hoteleve perkates.
ITINERARI 2
Vizitohen: Trieste, Ljubjana, Rijeka
1️⃣Dita e pare LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED
Fluturim direkt Tirane – Trieste. Nisja ne oren 17:05, mberritja ne oren 18:45.
Pas procedurave, nisja me autobus drejt Ljubljanas (rreth 1 ore udhetim).
Mberritja, sistemim dhe fjetje ne hotel.
2️⃣Dita e dyte
Mengjes ne hotel. Vizite panoramike ne Ljubljana: Kalaja e Ljubljanes, Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, rruga e kembesoreve dhe rrugicat historike.
Opsionale: hyrja ne Kalane e Ljubljanes.
Me pas, nisja drejt Liqenit te Bled-it (1 ore udhetim). Vizite panoramike prane liqenit.
Opsionale: ngjitje ne Kalane e Bled-it ose udhetim me varke drejt ishullit me kishen baroke.
Pasdite vone, nisja per ne Rijeka (rreth 2.5 ore udhetim). Sistemim dhe fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED
Mengjes ne hotel. Vizite panoramike ne Rijeka: Korzo, Kulla e Qytetit, Teatri i Vjeter.
Me pas, nisja drejt Pula-s (1.5 ore udhetim). Vizite ne: Arena Romake, Forumin e Pules, Tempulli i Augustit, Portin Antik.
Opsionale: hyrja ne Arenen Romake dhe ne Tempullin e Augustit.
Pasdite, kthim ne Trieste (rreth 2 ore udhetim). Sistemim dhe fjetje ne hotel.
4️⃣ Dita e katert
Mengjes ne hotel. Vizite panoramike ne Trieste: Piazza Unita d’Italia, Teatro Romano, Kalaja Miramare, Canal Grande.
Opsionale: hyrja ne Kalane Miramare ose ne Teatrin Roman.
Pasdite, kohe e lire per shopping ose kafe ne qender.
Transfert ne aeroport per fluturimin e kthimit Trieste – Tirane.
Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
• Biletat e avionit vajtje-ardhje.
• Akomodimi ne hotel.
• Mengjeset ne hotel.
• Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
• Cante shpine me permasa 40x30x20 cm.
• Transfertat dhe shetitjet me autobus sipas programit.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne Monumentet dhe Muzeumet.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim LJUBLJANA – OTOCEC – PTUJ – BLED
Ne Ljubljana duhet vizituar Kalaja e Ljubljanes, ura ikonike Triple Bridge dhe qendra historike prane lumit Ljubljanica. Kryeqyteti i Sllovenise njihet per atmosferen e qete dhe arkitekturen elegante.
Liqeni i Bledit eshte nje nga destinacionet me te bukura ne Slloveni dhe njihet per ishullin e vogel me kishe ne mes te liqenit dhe keshtjellen mesjetare mbi shkemb. Pamjet panoramike e bejne nje nga vendet me te fotografuara ne vend.
Otocec eshte i njohur per keshtjellen e tij mesjetare te vendosur ne nje ishull ne lumin Krka. Keshtjella Otocec eshte nje nga te vetmet keshtjella ne Slloveni qe ndodhet mbi uje dhe ofron nje atmosfere shume romantike.
Ptuj konsiderohet qyteti me i vjeter ne Slloveni dhe eshte i famshem per qendren historike, kalane e Ptuj dhe festivalin tradicional Kurentovanje. Qyteti ofron arkitekture historike dhe atmosfere autentike.
Koha me e mire per te vizituar Sllovenine eshte nga maji deri ne shtator, kur moti eshte ideal per te eksploruar qytetet historike dhe natyren spektakolare si Liqeni i Bledit dhe Alpet Juliane.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
