Tur & Krocere ne Riviera Franceze dhe Italiane

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Riviera Franceze dhe Italiane

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 20 Nentor (kabine e brendshme) 539€
  • 20 Nentor (kabine e jashtme) 599€

Programi per Riviera Franceze dhe Italiane

1️⃣Dita e pare Riviera Franceze dhe Italiane

Fluturimi Tirane – Gjenova nis ne oren 10:25, me mbrritje ne Gjenova ne oren 12:25. Menjehere pas mbrritjes, organizohet transferta drejt qytetit te Savones, ku behet imbarkimi ne Krociere Costa Fascinosa. Nisja e anijes eshte programuar ne oren 17:00, duke shenuar fillimin e nje eksperience unike mesdhetare. Darka serviret ne bord, ne ambientet luksoze te krocieres.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne bord, krociera mberrin ne Marseje ne oren 08:00. Fillon nje dite dedikuar vizitave kulturore ne monumentet me te rendesishme te qytetit, perfshire:

  • Notre Dame de la Garde, simboli i qytetit dhe pika me e larte panoramike
  • Porti i vjeter, nje zone historike dhe piktoreske
  • Pallati Longchamp dhe shatervanet monumentale, nder me te famshmit ne Provence

Pas vizitave, behet sistemimi dhe fjetja ne hotel ne Marseje.

3️⃣Dita e trete Riviera Franceze dhe Italiane

Mengjesi ne hotel dhe nisja per ne Perpignan, nje qytet me ndikim katalanas dhe histori mesjetare. Udhetimi zgjat rreth 4 ore. Ne Perpignan vizitohen:

  • Le Castillet – porta mesjetare me kullat karakteristike
  • Katedralja Saint Jean Baptiste
  • Oborri Campo Santo
  • Qendra e vjeter e qytetit
  • Pallati Mbretëror i Majorkes
  • Sheshi Republikes, nje nga zonat me te gjalla te qytetit

Ne mbremje, akomodimi dhe fjetja ne hotel ne Perpignan.

4️⃣Dita e katert

Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt Girones, nje qytet i njohur per arkitekturen mesjetare dhe lagjet e ngushta te mbushura me ngjyra. Vizitohen:

  • Passeig de la Muralla, muret rrethuese me pamje spektakolare
  • Katedralja e Girones
  • Ura Eiffel
  • Shtepite me ngjyra Onyar
  • Lagjja El Call, nje nga lagjet hebraike me te ruajtura ne Europe

Pasdite, udhetimi vazhdon drejt Barcelones. Me mbrritjen ne qytet, zhvillohet nje shetije panoramike ne atraksionet me te famshme, si:

  • Las Ramblas dhe Mirador de Colom
  • Plaça Catalunya, zemra e qytetit
  • Passeig de Gracia, me Casa Batlló, Casa Amatller dhe La Pedrera (Casa Mila)
  • Lagjja Gotike, duke perfshire Pallatin e Muzikes Katalanase, Placita de la Seu dhe Katedralen e Shen Eulalise

Pas dites se mbushur me kulture dhe arkitekture, behet sistemimi dhe fjetja ne hotel ne Barcelona.

5️⃣Dita e peste Riviera Franceze dhe Italiane

Mengjesi ne hotel dhe vazhdimi i vizitave ne pikat me te rendesishme te Barcelones moderne:

  • Sheshi Espanya dhe Kodra Montjuic, ku ndodhen stadiumet olimpike dhe Fontana Magjike
  • Pamje panoramike nga Montjuic
  • Marina Olimpike dhe Barceloneta, zona bregdetare e famshme
  • Sagrada Familia, simboli madheshtor i Gaudit
  • Camp Nou, stadiumi i FC Barcelones

Ne pasdite, organizohet transferta per ne aeroportin e Barcelones. Fluturimi Barcelona – Tirane nis ne oren 22:45, me mbrritje ne Tirane ne oren 01:20.

📌 Kujdes:
Ne program jane parashikuar ne detaje udhetimet dhe ndalesat.
Megjithate, nese ndodhin vonesa ne trafik apo ndalesa me te gjata se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen.
Shoferi i autobusit ndjek orarin ligjor te punes, dhe itinerari do pershtatet ne perputhje me kete rregullore.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje Tirane-Gjenova & Barcelone-Tirane
Transfertat me autobus
Shetitjet me autobus dhe shoqerues ne Barcelone, Marseje dhe 1 nate ne Perpignan
Akomodimi 1 nate ne Krocieren Costa Fascinosa
Mengjes dhe darke ne Krociere
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Shfaqje, karaoke, hyrja ne disko, sauna dhe aktivitete te ndryshme ne krociere
Taksat portuale

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Ekskursionet qe ofron Krocierja
Siguracioni shendetesor
Kujdes:
Shoqeruesi yne ofron asistence gjate udhetimit ne Krociere, shoqerimin ne monumente.

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Riviera Franceze dhe Italiane

Cilat qytete perfshihen ne Rivieren Franceze dhe Italiane?

Riviera Franceze dhe Italiane perfshin disa nga qytetet me elegante ne Mesdhe si Nice, Cannes dhe Monaco ne France, si dhe Sanremo, Portofino dhe Cinque Terre ne Itali. Keto destinacione njihen per plazhet, marinat me jahte dhe atmosferen luksoze.

Pse eshte e famshme Riviera Franceze?

Riviera Franceze eshte e njohur per qytetet bregdetare elegante, festivalin e filmit ne Cannes dhe principaten e Monaco. Zona ofron plazhe te bukura, restorante fine dining dhe nje atmosfere ekskluzive ne Mesdhe.

Cfare e ben Rivieren Italiane nje destinacion unik?

Riviera Italiane eshte e famshme per fshatrat piktoreske ne bregdet, si Portofino dhe Cinque Terre. Zona ofron kombinim te natyres spektakolare, arkitektures tradicionale dhe gastronomise italiane.

Kur eshte koha me e mire per te vizituar Rivieren Franceze dhe Italiane?

Koha me e mire per te vizituar Rivieren Franceze dhe Italiane eshte nga maji deri ne shtator, kur temperaturat jane ideale per plazh dhe qytetet bregdetare kane atmosferen me te gjalle.

A ja vlen te vizitohet Monaco gjate nje udhetimi ne Rivieren Franceze?

Monaco eshte nje nga destinacionet me ikonike ne Mesdhe dhe njihet per kazinone e Monte Carlos, jahtet luksoze dhe pamjet spektakolare mbi bregdet. Vizita ne Monaco eshte nje nga eksperiencat me te veçanta ne Rivieren Franceze.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: