Udhetim Valencia Madrid Toledo

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 16-19 Tetor 499€
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 17:20 – 20:15 Valencia
Kthimi: Madrid 22:00 – 01:10 Tirane
Programi per Udhetim Valencia Madrid Toledo
1️⃣Dita e pare Udhetim Valencia Madrid Toledo
Takimi ne aeroportin e Tiranes, 2 ore e 30 minuta para fluturimit, me shoqeruesin e grupit.
Fluturim direkt Tirane – Valencia.
Mberritja ne aeroportin e Valencias ne oren 20:15.
Pas procedurave te pasaportes dhe bagazheve, behet transfert per ne hotel.
Sistemim dhe akomodim ne hotel.
Mbremje e lire per shetitje ose relaks.
2️⃣Dita e dyte Udhetim Valencia Madrid Toledo
Mengjes ne hotel dhe nisje heret per te eksploruar disa nga atraksionet me te rendesishme te Valencias:
Sheshi i Mbretereshes (Plaza de la Reina) dhe Sheshi i Bashkise (Plaza del Ayuntamiento), zona qendrore te mbushura me jete, arkitekture dhe kafene tradicionale.
Qyteti i Arteve dhe Shkencave – vizite panoramike ne pjesen e jashtme te kompleksit futurist, La Lonja de la Seda – monument i mbrojtur nga UNESCO, simbol i historise tregtare te qytetit, Katedralja e Valencias dhe Kulla El Micalet – vizite ne pjesen e jashtme te njeres prej katedraleve me te rendesishme te Spanjes.
Pasdite nisemi drejt Madridit me nje udhetim qe zgjat 3 ore e 30min.
Sistemimi dhe akomodimi ne hotel. Mbremje e lire.
3️⃣Dita e trete Udhetim Valencia Madrid Toledo
Mengjes ne hotel dhe nisje me autobus drejt Toledos, nje nga qytetet me autentike te Spanjes, i njohur per nderthurjen e kulturave kristiane, myslimane dhe hebraike.
Vizite panoramike ne atraksionet me te rendesishme te Toledos:
- Katedralja e Toledos, nje nga me te medhat ne Europe,
- Fortesa Alcazar, me pamje mbreselenese mbi qytet,
- Puerta Bisagra dhe Puente de San Martin, dy porta historike qe rrethojne qytetin,
- Mirador del Valle, per nje pamje panoramike te mrekullueshme,
- Sinagoga Juderia dhe Muzeu El Greco, te lidhura me trashegimine hebraike dhe artin spanjoll.
Pas vizitave, kthim ne hotel ne Madrid dhe kohe e lire per pushim.
🌙 Opsionale ne mbremje: dalje ne nje lokal tradicional spanjoll per te ndjekur nje spektakel autentik Flamenco Show – nje pervoje kulturore e gjalle qe percjell ritmin dhe emocionin e Spanjes.
💶 Pagesa ekstra: 40 euro/person (perfshihet nje pije gjate mbremjes).
4️⃣Dita e katert Udhetim Valencia Madrid Toledo
Mengjes ne hotel dhe nisje per te zbuluar disa nga pikat me ikonike te Madridit.
Vizite panoramike ne atraksionet kryesore te kryeqytetit:
- Parku Buen Retiro, nje nga mushkerite e gjelbra te qytetit,
- Muzeu Prado, nder me te rendesishmit ne bote per artin klasik,
- Plaza Mayor, sheshi me atmosferen me historike,
- Mercado San Miguel, nje treg gastronomik i famshem,
- Royal Palace, pallati mbreteror madheshtor,
- Puerta del Sol, zemra e qytetit dhe pike takimi e njohur,
- Gran Via, rruga me e popullarizuar per shopping dhe jete urbane.
Pas vizitave, transfert ne aeroportin e Madridit.
✈️ Fluturim direkt Madrid – Tirane
Nisja ne oren 22:00, mberritja ne Tirane ne oren 01:15.
🛈Ne pagese perfshihen:
Fluturimi Tirane-Valencia & Madrid-Tirane
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shendetit ne udhetim
Flamenco Show 40€/person
Taksat e qytetit sipas hoteleve perkates
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!