Udhetim ne Riviera Italiane

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 25 Prill 414€/person
Programi per Udhetim ne Riviera Italiane
1️⃣Dita e pare Udhetim ne Riviera Italiane
Nisja nga Tirana me avion direkt ne oren 10:45. Mberritja ne Pisa ne oren 12:30.
Transferta nga aeroporti drejt qytetit te Firences. Vizite panoramike ne monumentet me te rendesishme:
– Piazza della Signoria
– Sheshi D’Uomo
– Sheshi San Lorenzo
– Muzeu Davide
– San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio, Pallati Pitti
Pasdite, kthim ne Pisa. Shetitje dhe vizite ne qytet, perfshire Kullën e Pises dhe zonen historike.
Sistemim dhe fjetje ne hotel.
2️⃣Dita e dyte Udhetim ne Riviera Italiane
Mengjes ne hotel. Nisja ne oren 08:30 drejt La Spezia.
Nga aty, udhetim me tren turistik ne Cinque Terre, me ndalesa dhe vizita te shkurtra ne:
– Riomaggiore
– Manarola
– Vernazza
– Monterosso
– Levanto
Me pas, vazhdimi i udhetimit me autobus drejt:
– Rapallo (30 min vizite)
– Portofino, nje nga fshatrat me ekskluzive te bregdetit italian
– Vizite e shkurter ne Santa Margherita Ligure
Ne mbremje, nisja drejt Genoves. Sistemim dhe fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete Udhetim ne Riviera Italiane
Mengjes ne hotel. Vizite panoramike ne Genova, duke perfshire:
– Palacet ne Via Garibaldi
– Piazza de Ferrari, Teatri Carlo Felice
– Via Balbi, Palazzo Reale
– Katedralja San Lorenzo, Porti i qytetit
Me pas nisja drejt:
– Varazze (ndalese 30 min)
– Savona (30 min)
– Sanremo (1 ore vizite ne qender)
– Ventimiglia (vizite e lire dhe shetitje ne qytet)
Sistemim dhe fjetje ne hotel.
4️⃣Dita e katert
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Pasdite vonë Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt.
Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mberritja në Tiranë në orën 16.50.
📌 Kujdes:
Ne program jane parashikuar ne detaje udhetimet dhe ndalesat.
Megjithate, nese ndodhin vonesa ne trafik apo ndalesa me te gjata se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen.
Shoferi i autobusit ndjek orarin ligjor te punes, dhe itinerari do pershtatet ne perputhje me kete rregullore.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus dhe tren.
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Kujdes:
Per nisje me date 29 Shtator, fluturimet jane:
Tirane – Nice 06:55 – 09:05
Pisa – Tirane 19:30 – 21:10
Programi do realizohet invers.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
