Udhetim ne Kalabri

đž KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
â ïž Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
đąDatat e nisjeve:
- 17 Shtator -356âŹ/personi
Programi per Udhetim ne Kalabri!
1ïžâŁDita e pare Udhetim ne Kalabri
Fluturimi direkt nga Tirana drejt Lamezia Terme realizohet ne oren 07:30, me mberritje ne Itali ne oren 08:35. Pas mberritjes, udhetimi vazhdon me autobus drejt qytetit bregdetar te Pizzo-s. Programi nis me nje tur panoramik te monumenteve me rendesi historike dhe kulturore si Kisha Predigrota, Keshtjella Murat dhe shetitja ne Lungomare Colombo.
Me pas, nisja drejt Tropea-s, nje nga perlat e jugut te Italise dhe nje pike kryesore per cdo udhetim ne Kalabri. Vizitat perfshijne kishen e famshme Santa Maria dellâIsola, lagjen e vjeter historike, Affaccio del Corso dhe Belvedere Piazza del Cannone. Gjate qendrimit ne Tropea vizitohet edhe Katedralja.
Udhëtimi vazhdon drejt zones mahnitese te Capo Vaticano, ku behet nje ndalese e shkurter per foto dhe relaks. Me pas, nisja per ne Scilla, nje fshat peshkataresh ikonik me pamje fantastike. Vizitat perfshijne Chianalea di Scilla, Kalane Ruffo, dhe pikapamjet nga Piazza San Roco.
Ne fund te dites, udhetimi vazhdon per ne Reggio Calabria. Vizitat perfshijne Lungomare Falcomata, skulpturat Opere di Rabarama, Keshtjellen Aragonese, rrugen Galibardi dhe Arena dello Stretto. Pasditja perfundon me sistemim dhe qendrim ne hotel ne Reggio Calabria.
2ïžâŁDita e dyte
Pas mengjesit ne hotel, nisja behet drejt fshatit piktoresk Pendatillo per nje vizite te shkurter dhe panoramike. Udhëtimi vazhdon drejt Marina di Gioiosa Ionica, nje destinacion bregdetar i njohur ne Kalabri. Vizitat perfshijne Torre Galeo, Torre Cavallaro dhe teatrin antik greko-romak.
Me pas, programi i dites zhvendoset drejt qytetit te Catanzaros, ku eksplorohen pikat kryesore si Lungomare Stefano Pugliese, statuja simbolike Cavatore, qendra historike, Teatri Politeama dhe kompleksi monumental San Giovanni.
Rruga vazhdon drejt Lamezia Terme, duke kaluar ne disa ndalesa te shkurtra ne fshatra te banuar nga komunitete arbereshe: Caraffa, Vena dhe Zangarona â nje mundesi per te prekur rrenjet shqiptare ne jug te Italise.
Pas mberritjes ne Lamezia Terme, programi perfshin vizita te rendesishme si Statuja e Federico II, Katedralja San Pietro e Paolo dhe Keshtjella Normanno Svevo. Ne mbyllje te dites, sistemimi dhe qendrimi ne hotel.
3ïžâŁDita e trete
Pas mengjesit ne hotel, nisja behet drejt qytetit historik te Cosenza. Programi perfshin vizita ne atraksionet me te rendesishme te zones si Muzeu i hapur Bilotti, qendra e vjeter e qytetit, Katedralja dhe rruga elegante Mazzini â nje pike e njohur per shetitje dhe shopping ne Kalabri.
Pas vizitave ne Cosenza, udhetimi vazhdon ne forme panoramike me ndalesa te shkurtra ne disa nga fshatrat arbereshe me te njohur te rajonit: Lungro, Frascineto dhe Civita, ku ndodhet edhe Muzeu Arberesh â nje destinacion unik per ata qe ndjekin rrugen e trashegimise shqiptare ne Itali. Me pas vizitohen edhe Spezzano Albanese, Macchia Albanese dhe San Demetrio Corone.
Ne mbyllje te dites, udhetimi zhvendoset drejt Crotone-s, nje qytet bregdetar ne Kalabri. Pas mberritjes, realizohet sistemimi dhe qendrimi ne hotel.
4ïžâŁDita e katert Udhetim ne Kalabri
Pas mengjesit ne hotel, programi i dites nis me vizita ne atraksionet kryesore te qytetit te Crotones. Ndalesat perfshijne Keshtjellen Carlo V, shetitje ne Lungomare Colombo dhe eksplorim te qendres historike, ku ndodhen monumente me vlera te medha kulturore dhe arkitektonike.
Me pas, udhetimi vazhdon drejt zones bregdetare Le Castella, ku behet vizita ne Keshtjellen Aragonese â nje nga simbolikat me piktoreske te Kalabrise, e vendosur ne nje gadishull me pamje unike.
Ne vazhdim, realizohet transferimi drejt aeroportit te Lamezia Terme per fluturimin drejt Tiranes. Nisja nga Lamezia Terme ne oren 22:20 dhe mbrritja ne Tirane ne oren 23:25, duke perfunduar keshtu kete udhetim ne Kalabri.
đNe pagese perfshihen:
- Fluturimi vajtje-ardhje Tirane â Lamezia Terme
- Cante shpine me permasa 40x20x25 cm deri ne 8 kg
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodim ne hotel
- Mengjeset ne hotele
- Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise
đNe pagese nuk jane perfshire:
- Gjithçka qe nuk eshte permendur ne kete program
- Hyrjet ne monumente dhe muzeume
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ⥠www.kalemi.com âŹ
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!