Vizite ne Prage, Ceki

Vizite ne Prage – Kalemi Travel & Tours

Vizite ne Prage – Kalemi Travel & Tours

Une jam Egi, pjesë e Kalemi Travel, dhe kjo eshte një përmbledhje nga udhëtimi im në Prage! 😍

  • Dita 1
    Shëtita te Charles Bridge – aty ka rreth 30 statuja, nëse nuk gaboj. Statujat kishin një legjendë që thoshte se, nëse i prek, ato të bëjnë të rikthehesh prap në Prage! 😂

    Më pas bëra xhiron në qytetin e vjetër, ku ndodhej edhe Astronomical Clock.🕰️
    Një gjë që duhet provuar patjetër aty afër është ëmbëlsira Trdelník – dhe e rekomandoj ta provoni tek Old Czech Chimney. 🤤

    Konsumova një kafe te Café Savoy, një nga kafe/restorantet më të famshme aty.
    Më pas, ika tek Municipal Library, për të parë kullën e famshme të librave; hyrja është falas, vetëm që ka pak rradhe. 📚
  • Dita 2
    Ika te Terasa U Prince në mëngjes, që është një nga 10 rooftop-et më të bukura në Evropë, me pamje fantastike! Pas orës 10 aty duhej të konsumoje patjetër edhe diçka për të ngrënë – nuk lejohej vetëm kafe. 🌇

    Pas kësaj, ika tek rrugica e ngushtë me semafore, 🚦 rruga Vinarna Certovska, e gjërë vetëm 50 cm! Vizitova edhe Lennon Wall – simbol i lirisë së fjalës në Çeki, vend në të cilin mund të shkruash edhe emrin tënd!
  • Dita 3
    Si fillim kam vizituar kopshtin zoologjik – më i bukuri që kam parë ndonjëherë, një “must”.🐒 Bileta kushtoi rreth 13€, ishte gjigand dhe më mori goxha kohë; unë s’munda ta vizitoja të gjithën sepse nuk kishte fund! 😂

    Në darkë, tek Franz Kafka, çdo orë fikse bëhej shfaqje me drita që qëndronin rreth 10-15 minuta ndezur. Për të mos u humbur! 🗿
    Gjate nje vizite ne Prage, nuk mund te mos vizitosh Muzeun Kombëtar të Prages, me i madhi dhe i rëndësishmi në Republikën Çeke! I vendosur në majë të Sheshit Václav, edhe vetë ndërtesa është një nga simbolet e qytetit.

Ky është përshkrimi i aventurës sime në Prage – një udhëtim i paharrueshëm! ♥️

Pushimet tuaja tashme mund t’i rezervoni me vetem nje klikim ne 👉 www.kalemi.com.