Udhetim ne Lanzarote!
Unë jam Adela, pjesë e Kalemi Travel dhe ky është udhëtimi im në Lanzarote 😍 një ishull të krijuar nga zjarri dhe lava, pjesë e ishujve Canaries 🔥🌋
Lanzarote më ka mahnitur me peizazhet vullkanike, plazhe dhe krijime artistike që kanë krijuar aty të harmonizuara me natyrën.
Dita 1 – Udhetim ne Lanzarote
Udhëtimin tim e fillova në Parkun Kombëtar Timanfaya, dhe ndihesha sikur kisha zbritur në një tjetër planet! Krateret e zjarrta dhe peizazhet vullkanike ishin të jashtëzakonshme.
Këtu shkova për të ngrënë tek El Diablo🔥 një restorant i veçantë që ndodhet në zemër të parkut kombëtar dhe përdor nxehtësinë vullkanike për të gatuar ushqimet! Po po, këtu mund të provosh mish dhe peshk të pjekur mbi “vullkan”.🌋
Më pas vizitova El Golfo, ku një lagunë e gjelbër magjike kontrastonte në mënyrë të përkryer me rërën e zezë të plazhit.
Pika e fundit për ditën ishte Los Hervideros, ku valët përplaseshin fuqishëm mbi shkëmbinjtë vullkanikë, një spektakël natyror 🌊.
Dita 2
Dita 2 nisi me një ndalesë në Jameos Del Agua, një mrekulli e krijuar nga César Manrique në një tub të madh vullkanik të formuar mijëra viet më parë pas shpërthimit të vullkanit La Corona, një vend ideal për t’a nisur ditën në mënyrë të qetë.
Më pas, vizitova Kopshtin e Kaktuseve – një parajsë kë adhuron natyrën me qindra lloje kaktusesh që krijonin një peisazh mahnitës 🌵. Dita përfundoi në Mirador Del Río, ku pamjet e jashtëzakonshme të ishujve fqinjë thjesht të linin pa fjalë 🌅. Udhetim ne Lanzarote
Pro Tip: Mos harroni aparatin fotografik – këtu bëhen fotot më të bukura të udhëtimit 📸!
Dita 3
Në ditën e 3-të në mëngjes eksplorova Las Grietas, një vend i fshehtë dhe magjepsës që të kujtonte një labirint të krijuar nga natyra. Pas kësaj, u drejtova në Playa del Papagayo, një nga plazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë. Uji kristal dhe rëra e artë ishin perfekte për relaks dhe not 🌊☀️.
Dita 4 – Udhetim ne Lanzarote
Ditën e fundit e kalova duke eksploruar Qytetin e Vjetër, një vend me histori dhe atmosferë autentike. Dhe pastaj erdhi pjesa ime e preferuar – La Geria. Pamjet e vreshtave mbi peizazhet vullkanike ishin mahnitëse, dhe degustimi i verërave lokale ishte një eksperiencë që s’duhet humbur 🍇🍷.
Pro Tip: Blini një shishe vere lokale si kujtim 🛍️