Paris – Mont Saint Michel, 5 dite, €448

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Paris – Mont Saint Michel

Paris - Mont Saint Michel
Paris – Mont Saint Michel

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 28 Mars €448/personi

Programi per Paris – Mont Saint Michel, 5 dite

ITINERARI 1

1️⃣Dita e pare Paris – Mont Saint Michel

Paraqitja ne Aeroportin e Rinasit ne oret e hershme te mengjesit. Fluturimi direkt Tirane – Paris, me nisje ne oren 06:10 dhe mbrritje ne Paris ne oren 09:15. Pas mbrritjes, nisja drejt bregdetit veriperendimor te Frances, me transferte drejt Mont Saint Michel, nje nga mrekullite me ikonike te vendit.

Pas udhetimit rreth 4 ore, realizohet shetitja ne ishullin madheshtor, i njohur per abacine mesjetare dhe rrugicat karakteristike. Programi vazhdon drejt Saint-Malo, qytet historik i rrethuar me mure, ku parashikohet shetitje panoramike rreth 1 ore. Me pas ndalesa ne Dinard, nje nga resortet me elegante te bregdetit, per nje shëtitje relaksuese buzë detit.

Ne fund te dites, nisja drejt Rennes, ku behet sistemimi dhe fjetja ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Mengjesi ne hotel dhe nisja per kthim drejt Parisit, me udhetim rreth 4 ore. Pas mbrritjes ne kryeqytet, zhvillohet vizita panoramike e qytetit, ku do te shihen nga jashte Arc de Triomphe, Place de la Concorde, Asambleja Kombetare, Les Invalides me Varrezat e Napoleonit, si dhe Jardin des Tuileries.

Pas vizitave, behet sistemimi dhe fjetja ne hotel ne Paris.

3️⃣Dita e trete Paris – Mont Saint Michel

Mengjesi ne hotel. Dita i kushtohet eksplorimit te thelluar te Parisit. Vizitohen Luxembourg Gardens, Notre-Dame de Paris dhe Eiffel Tower.

Vijon shetitja panoramike ku shihen Pantheoni, Opera Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera moderne e qytetit. Programi plotesohet me vizite ne Louvre Museum, muzeu me i famshem ne bote. Kthimi dhe fjetja ne hotel.

4️⃣ Dita e katert Paris – Mont Saint Michel

Mengjesi ne hotel. Paraditja i kushtohet shopping-ut ne Galeries Lafayette, nje nga qendrat tregtare me ikonike te Europes. Me pas vizite ne lagjen moderne La Defense dhe ne qendren e madhe tregtare Les 4 Temps.

Opsionalisht ofrohet transferta dhe vizita ne Palace of Versailles, me shëtitje ne pallat dhe kopshtet madheshtore. Ne mbremje kthimi dhe fjetja ne hotel.

5️⃣ Dita e peste Paris – Mont Saint Michel

Mengjesi ne hotel. Transferta drejt aeroportit Paris Beauvais. Fluturimi direkt Paris – Tirane, me nisje ne oren 09:40 dhe mbrritje ne Tirane ne oren 12:15.

Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Akomodim në hotel 3* për 4 net qëndrimi.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 20 x 25 cm. (Kujdes – Mbi
këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lundrimi me Anije.

OPSIONALE:
Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 7 euro)
Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç
paguan 20 euro)
Bileta për Hyrje në Louvre kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)

Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do
zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo
vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi
Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e
Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: