Kalimi Theth – Valbone, 2 Dite, 7,000 Leke

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Datat e nisjeve:
► 21, 28 Gusht
► 4, 11, 18, 25 Shtator

►Dita e pare:

Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 05:15  (Pagese extra 300 Leke/personi)
Nisja nga Elbasani në orën 05:15  (Pagese extra 300 Leke/personi)

►(Per realizimin e transfertave nga  Elbasani duhet minimalisht  9 persona pjesemarres)

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër, më pas vazhdojmë drejt Qafës së Thorës ku do të kemi një pushim për të shijuar natyrën e papërsëritshme alpine, përpara se të mbërrijmë në Theth. Akomodohemi në bujtinë, konsumojmë drekën dhe pas dreke do të nisemi për të eksploruar Syrin e Kaltër dhe Vaskat e Gurit në Ndërlysaj. Kthehemi në bujtinë për të pushuar dhe konsumojmë darkën.

►Dita e dyte:

Ditën e dytë pas konsumimit të mëngjesit në bujtinë do të nisemi ecjen për të kaluar nga Thethi në Valbonë. Një ecje ndër më të bukurat që mund të zhvillohet në Alpet Shqiptare e cila zgjat rreth 6 orë në varësi të mbarëvajtjes. Gjatë rrugës do të kemi disa pushime në pikat më të bukura. Pas mbërritjes në Valbonë duke realizuar me sukses këtë ecje midis alpeve, do të kemi një pushim dhe në rrugën e kthimit drejt Tiranës do të vizitojmë edhe disa nga pikat më të bukura të Luginës së Valbonës. Në mbrëmje mbërritja në Tiranë, Durrës ose Elbasan.

►Te rendeshishme per t’u mbajtur mend:

-Duhet te keni patjeter ID ose passaport.
-Ecja nga Valbona ne Theth ose nga Thethi ne Valbone zgjat mesatarisht 5-6 ore, kjo ne varesi edhe te ritmit te ecjes se grupit.
-Gjate ecjes per kalimin mund te merren me qira mushka per mbajtjen e cantave te shpines. Kosto shtese eshte 50 euro (1 mushke mban ngarkese rreth 50-60 kg) e cila perpjestohet midis antareve te grupit qe deshirojne kete sherbim.
-Per lehtesi gjate ecjes malore sugjerohet mbajtja e canteve te shpines dhe jo mbajtja e cantave te dores ose valixheve.

Ne cmim perfshihet:
– Udhëtimi me minibus komod
– Akomodimine hotel
– Mengjesi, dreka dhe darka
– Shoqerues shqiptar gjate gjith udhetimit

Ne cmim nuk perfshihet:
– Transporti lokal per viziten tek syri i kalter (500 leke – opsionale)
– Gjithcka qe nuk eshte permendur ne program

Politikat e femijeve
• 0-1.99 vjec janë falas
• 2-5.99 vjec perfiton 15 % zbritje
• Mbi 6 vjec paguan si i rritur

Shenim
► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal I pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1- 3 ditë para.
► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike .

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: