Banjat e Bënjës, 1 ditë, 1700 Lek

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
PERMET , BANJAT E BËNJËS , KANIONI LANGARICËS , KËLCYRË

PROGRAMI:

►Nisja nga Tirana në orën 06:30.

►Nisja nga Durresi në orën 07:00.

►Nisja nga Elbasani në orën 05:45. (Pagese extra 300 Leke/personi)

Gjatë rrugëtimit kemi një pushim rreth 20-30 minuta dhe më pas mbërrijmë në Grykën e Këlcyrës, ku do të kemi një ndalesë panoramike buzë lumit Vjosa.

Më pas drejtohemi tek Banjat e Bënjës. Banja Termale me vlera të larta kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të jugut te Shqiperisë. Pasi të kemi shijuar vaskat me ujë kurativ do të nisim ecjen për të zbuluar Kanionin e Langaricës. Një kanion tejet i vecantë i formuar nga rrjedha e lumit Langarica me një peisazh natyror nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë.

Largohemi nga Bënja dhe viztiojmë qytetin e luleve, me një shëtitje panoramike dhe pushimi të shkurtër, Përmetin. Konsumimi i drekës pasi largohemi nga qyteti i Përmetit në afersi të qytetit të Tepelenës. Rreth orës 17:00 nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi dhe një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë, Durrës  dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Duhet të keni me vete:

Çantë shpine, ushqim të paketuar nga shtëpia, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje, rroba plazhi, syze & krem dielli, sandale për ecje në brendësi të kanionit dhe shumë energji, etj.

►Info mbi destinacionin :

I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një numër të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas.
Përmeti ka shumë burime turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricës.

►Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

 

NE CMIM PERFSHIHET

  • *TRANSPORTI ME AUTOBUS KOMOD
  • *SHOQËRUESI GJATË UDHËTIMIT

NE CMIM NUK PERFSHIHET

  • *DREKA

SHENIM

► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE  .
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

POLITIKAT E FEMIJEVE

0 – 1.99 VJEC PA PAGESE .
2 – 9.99 VJEC 15 % DISCOUNT .
MBI 10 VJEC PAGESE E PLOTE .

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: