Rosenheim Technical University of Applied Sciences– “Business Ethics“
Datat: 22-27 Qershor
Afati i aplikimit : Janar
Kosto: 950 Euro
Përfshin: Akomodimi, materialet, eskursionet
Nuk perfshihet: Bileta e avionit vajtje- ardhje
Qëllimi i këtij kursi është të eksplorojë dimensionet etike të biznesit dhe vendimmarrjes menaxheriale.
ETIKA E BIZNESIT është të njohë studentët me korniza të ndryshme teorike që u lejojnë atyre të identifikojnë, analizojnë dhe zgjidhin çështje etike në vendimmarrjen e biznesit. Kursi do t’u mundësojë studentëve të pranojnë se gati të gjitha vendimet sfiduese të biznesit përfshijnë përveç konsideratave ekonomike dhe juridike edhe një dimension etik. Fokusi do të jetë në një numër çështjesh siç janë konfliktet midis vlerave personale dhe qëllimeve organizative; roli i qëndrueshmërisë në strategjinë e biznesit; dhe rëndësia e marrëdhënieve me palët e interesit.
Në fund të kursit do arrini te :
– Të kuptoni historinë dhe zhvillimin e fushës së etikës së biznesit.
– Të përdorni metoda në arsyetimin moral, analizën e çështjeve dhe në zgjidhjen e dilemave etike.
– Të njihni detyrimet etike dhe idealet etike të pranishme në marrëdhëniet midis punëdhënësve dhe punonjësve.
– Të përcaktoni kufijte etikë në rastet që përfshijnë marketing, shitje dhe reklamim.
– Të kuptoni sfidat e gjetjes së normave etike universale që vlejnë për njerëzit dhe kompanitë në çdo rajon të botës