Hoteli ka plazhin e tij privat dhe ofron gjithashtu një restorant, bar lunge dhe një bar pishinë. Në të ndodhet edhe një dhomë konferencash me pajisje audio-vizuale, disa dhoma të vogla për mbledhje dhe shërbimi i transfertës me taksi me kërkesë.
Hoteli ka një pishinë të jashtme, një klub shëndeti, një sauna, një qëndër fitnessi, pishinë për fëmijët, një bar kafe, etj.
205 Dhomat janë të paisura me ballkone, TV me satelit, kasaforta individuale, frigorifer dhe makinë kafeje e çaji. Mini baret, ajri i kondicionuar dhe uji në shishe janë të disponueshme. Shërbimi në dhomë ofrohet gjatë një orari të caktuar.
Koncepti : Half Board – Gjysëm Pensioni – Shërbehen Mengjesi dhe Darka.
64 km nga Aeroporti Makedonia në Selanik.
Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:
– Qershor, duke filluar nga 789 Euro/Person
– Korrik, duke filluar nga 1169 Euro/Person
– Gusht, duke filluar nga 1399 Euro/Person
– Shtator, duke filluar nga 969 Euro/Person
Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.