oferta ne venecia
- Verona
- oferta venecia
- verona
- rijeka
- Sirmione
- Sirmione
- split
- venecia
- zadar
🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 7 Shkurt €175 (Itinerari 1)
- 13 Dhjetor (4 dite) €402 (Itinerari 2, Ski ne Dolomite)
- 17 Janar (4 dite) €388 (Itinerari 2, Ski ne Dolomite)
Programi per Oferta ne Venecia
ITINERARI 1
1️⃣Dita e pare oferta ne venecia
Nisja nga Tirana me fluturim direkt drejt Venecias Treviso ne oren 06:50. Mbërritja në Aeroportin e Trevisos rreth ores 08:30, dhe nisje drejt qytetit të Venecias, një nga destinacionet më romantike në botë.
Vizitë në monumentet kryesore të qytetit:
– Piazza San Marco, sheshi qendror dhe zemra e Venecies
– Bazilika San Marco, simbol i lavdisë bizantine
– Palazzo Ducale, pallati i Duxit me arkitekturë gotike të mrekullueshme
– Ura Rialto, mbi kanalin e madh, nje nga atraksionet me te njohura turistike
Pasdite, kohe e lire per shetitje individuale ne rrugicat karakteristike ose per nje shëtitje me gondolë (me pagesë ekstra).
Ne mbremje, sistemim dhe fjetje ne hotel prane Venecias.
2️⃣Dita e dyte oferta ne venecia
Mengjes ne hotel dhe nisje drejt Verones, qyteti i famshem i Romeos dhe Xhulietes. Udhëtimi zgjat rreth 2 ore.
Vizitë ne pikat me të njohura turistike:
– Shtëpia e Xhuljetës dhe ballkoni legjendar
– Arena e Verones, amfiteatri romak i shekullit I
– Piazza delle Erbe dhe Via Mazzini, zona më e gjallë për shopping dhe kafe tradicionale
– Arche Scaligere, monument i stilit gotik dhe Kulla Lamberti, me pamje panoramike mbi qytet
Pasdite, transferte drejt Aeroportit te Trevisos. Fluturimi për në Tirane ne oren 18:20. Mberritja ne Tirane ne oren 19:50.
📌 Kujdes: Taksa e hyrjes në Venecie
Sipas rregullores aktuale, çdo vizitor që hyn në Venecie duhet të paguajë një taksa ditore hyrjeje përmes faqes zyrtare: https://cda.ve.it/it
- Nëse paguani të paktën 4 ditë përpara, taksa është 5 euro
- Nëse paguani më pak se 4 ditë përpara, taksa është 10 euro
🔹 Fëmijët nën 14 vjeç janë të përjashtuar nga pagesa, por duhet të regjistrohen gjithsesi për të marrë QR Code-in e hyrjes
🔹 Çdo vizitor është përgjegjës individualisht për pagesën dhe mbajtjen e QR Code-it gjatë hyrjes në qytet
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Nuk eshte perfshire trageti dhe taksa e hyrjes ne Venecia
Kujdes:
Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne cdo rast, programi i udhetimit do zbatohet i plote me spostimet dhe korigjimet e nevojshme, pa cenuar eksperiencen e udhetimit.
Itinerari ditor perfshin ndalesa dhe udhetime te planifikuara me kujdes. Nese ndodhin vonesa per shkak trafiku apo ndonje ndalese qe zgjat me shume se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen. Kujtojme se shoferi i autobusit ka detyrimin ligjor per ndalese ne orarin e punes.
ITINERARI 2
1️⃣Dita e pare oferta ne venecia
Nisja nga Tirana me avion per ne Venecia Treviso. Nisja ne oren 06:50, mberritja ne oren 08:30. Vizite ne monumentet kryesore te Venecias: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale dhe Bazilika San Marco.
Pasdite, sistemim dhe fjetje ne hotel prane Venecias.
2️⃣Dita e dyte oferta ne venecia
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Verona (rreth 2 ore udhetim). Vizite ne monumentet me te famshme te qytetit te dashurise: Shtepia e Xhuljetes, Arena e Verones, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini dhe Kulla Lamberti.
Pasdite vone, nisja per ne Dolomite – nje nga zonat me te bukura te skive ne Europe. Sistemim dhe fjetje ne hotel ne Dolomite.
3️⃣Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Dite e lire per ski dhe relaks ne Alpet Dolomitike. Fjetje ne hotel.
4️⃣ Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Venecia Treviso (rreth 3 ore udhetim). Transferta per ne aeroport dhe fluturimi i kthimit per ne Tirane.
Nisja ne oren 19:05 – mberritja ne oren 20:35.
Kujdes:
Taksa e hyrjes ne Venecia paguhet online ne https://cda.ve.it/it –
4 dite perpara dates se hyrjes (5 euro) ose 10 euro pas afatit. Taksa eshte e detyrueshme individualisht dhe vizitori duhet te pajiset me QR code per hyrje.
Femijet nen 14 vjec perjashtohen nga pagesa, por duhet te regjistrohen online.
Ne pagese perfshihen:
- Udhetimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shetitjet me autobus.
- Akomodim ne hotel.
- Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
- Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
- Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me permasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
Ne pagese nuk perfshihen:
- Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
- Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
- Nuk eshte perfshire Trageti dhe Taksa e Hyrjes ne Venecie.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. - Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në
trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë
ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. - Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për
emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.









