Oferta per Zanzibar
- Oferta per Zanzibar
- Pushime All Inclusive Zanzibar
- Udhetim Zanzibar
- Cfare te vizitosh ne Zanzibar?
- Zanzibar, Tanzani
- Kalemi Travel Zanzibar
Si cdo vit, pas sezonit veror dhe pasi planifikojme pushimet per mijera miq, i gjithe stafi i Kalemi Travel ben nje udhetim. Ky nuk eshte thjesht nje udhetim per pushime, por eshte edhe nje udhetim per zhvillimin tone profesional, pasi ne perjetojme eksperiencat qe i sugjerojme miqve tane.
Plazh dhe relax ne resort.
Ku ndodhet Zanzibar?
Zanzibar, Tanzani – Nuk është rastësi që njëra nga këngët tipike të Zanzibar mban titullin Hakuna Matata që domethënë “asnjë problem ose pa mendime”. Kështu që ishulli i këndshëm i Tanzanisë bën që të largohet çdo mendim, nën rrezet e diellit të cilat nga dhjetori deri në shkurt kapin një temperaturë prej 30 gradësh. Qyteti antik i Zanzibar është një ndër destinacionet kryesore në Afrikë dhe është i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe për përzjerjen e kulturave afrikane, arabe dhe portugezë në lagjen historike të qytetit. Aty mund te takoheni me nje kulture krej tjeter nga ajo qe keni pare deri me sot. Karakteristikat kryesore të këtij vendi janë: plazhe të arta, breza të mrekullueshëm koralorë, ujë në ngjyrë të bruztë dhe magjia e qytetit Stone, i vetmi qytet antik funksional në Afrikën Lindore. Zanzibar quhet ndryshe “Ishulli i Sensacioneve” dhe e meriton vërtet këtë emër.Vetëm 6 gradë në jug të Ekuatorit, Zanzibar është një qendër pushimesh gjatë gjithë vitit. Me klimë të ngrohtë, ishulli ndriçohet nga dielli për më shumë se 8 orë në ditë.
Ka më shumë se 25 plazhe në të gjithë ishullin, ku gjenden fshatra të qetë peshkatarësh, ku i vetmi tingull që thyen qetësinë është tingulli i vetë oqeanit. Plazhet më popullorë janë ato pranë fshatrave Matemwe dhe Nungwi, të famshëm për zhytje me periskop ose palombar. Nëse dëshironi diçka ndryshe nga dielli dhe plazhi, mund të bëni ekskursione në plantacionet e arrave të kokosit ose erëzave të ndryshme. Pranë Nungwi mund të shikoni banorët e ishullit që merren me punë dore artistike. Nëse jeni të interesuar për të kuptuar traditat vendase, bëni një vizitë të shkurtër në këtë plazh.Qendra kulturore e Zanzibar është qyteti Stone. UNESCO së fundmi e ka shpallur Vend të Trashëgimisë Botërore këtë qytet me rrugica gjarpërushe, pazare, xhami dhe shtëpi të mëdha arabe. Më shumë se 500 lloje punësh dore mund të shihen në portat e qytetit. Dikur, një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Oqeanit Indian, qyteti është një përzierje traditash dhe kulturash së Lindjes së Mesme, indiane dhe afrikane.
Oferta per Zanzibar
Oferta per Zanzibar









