Viti i Ri në Vjenë, 29 Dhjetor, 4 Ditë, €429

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Vjenë

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 12.25 – Mbrritje në Vjenë më 14.10. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizite e lirë. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizite e lirë në qendër të qytetit. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 14:45 – Mbrritje në Tiranë në 16:20.

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Udhetim turistik në Vjenë per nderrimin e viteve nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Vjene përfshin udhëtime nëpër qendrat kalsike më të rëndësishme të kryeqytetit Austriak. Vjena është vecanërisht e njohur për eventet e saj kulturore, kafenete dhe historinë e fortë të lidhur më kafen, monumentet e shumta e pompoze perandorake, tavernat e rehatshme të verërave, si dhe sharmin e përgjitshëm të qytetit. Agjensia turistike Kalemi Travel ua ofron me krenari Vjenën si destinacion turistëve sidomos gjatë periudhës së nderrimit te viteve apo Dimrit. Më poshtë janë detajet e udhëtimit:

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: