Viti i Ri në Sofje dhe Selanik
Paketa turistike e fundvitit nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Sofje dhe Selanik.
KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)
Dita e parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Bullgarisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel. Darka në Hotel.
Dita e dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt.
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri.
Dita e tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Sofja me autobus në drejtim të Selanikut. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel. Shëtitje Panoramike në Monumentet e Qytetit. Darkë në Hotel
Dita e katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Selaniku për në Tiranë. Gjatë rrugës pushime të shkurtra për kafe dhe drekë. Mbrritja në Tiranë.
Në pagesë përfshihen:
2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët dhe Darkat për dy netë qëndrimi në Hotel.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.