Beograd, 3 dite, €89

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Datat e nisjeve:
► 26, 27 Nentor

Dita e Parë: 

-Nisja nga Tirana ne oren 04:00 ,
-Nisja nga Durresi ne oren 03:15  ,( Kosto extra 500 Lek/personi)
-Nisja nga Elbasani ne oren 03:15 ,( Kosto extra 500 Lek /personi)

Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Maqedonise
Mbërritja në Shkup, ku ne shoqerine e guides do të vizitohet për rreth 60 minuta kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit “Porta Makedonija”, statujat e Tsarit Samuel dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare “Makedonija Ulica”, Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit.

Pas vizitës se Shkupit do të nisemi për në Beograd, ku do të kalojmë nëpërmjet luginës së Preshevës, aty ku janë përqëndruar Shqiptarët në shtetin Serb.
Gjatë rrugës, pushime të shkurtra.
Mbërritja në Beograd, akomodimi ne Hotel.
Mbrëmja e lirë nën sugjerimin e guidës.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty.
Pas përfudnimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë shopping për rreth 2 orë.

**OPSIONALE- Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 2 orë në lumin Danub ,ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë  natës .

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë.
Ndalesë e shkurtër në Prishtinë .
Pas vizites ne Prishtine, nisja për në Tiranë.
Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Informacione të rëndësishme:

Duhet te mbani maska pergjate udhetimit,

Per te udhetuar drejt Beogradit  cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :

1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit.
2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit.
3-Dokumentin qe keni kaluar Covid.
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit.
2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit.
3-Dokumentin qe keni kaluar Covid.
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.

Çmimi €89 përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në Hotel 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Bileta e lundrimit me anije
4. Taksa e qytetit: 1.35 euro/person nata

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: