Datat e nisjeve:
► 25 Dhjetor 109 €
► 1, 2 Janar 119 €
► Viti i Ri ne Kolashin 3 dite, (kliko ketu)
Akomodimi ne hotel Hilton 5* Podgorice
Dita e pare: Nisja nga Tirane ne oren 08:00. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kryerja e procedurave doganore. Pas doganes nisemi drejt Podgorices. Akomodimi ne hotel. Shfrytezimi I ambjenteve te brendshme pishina , sauna , Jacuzzi. Hoteli ndodhet ne qender te qytetit dhe sipas deshires vizite ne Podgorice. Darka ne Hotel.
Dita e dyte: Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashin rreth ores 10:30 dhe qendrimi atje deri ne oren 15:30. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise. Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit. Pas drekes, rreth ores 15:30 nisemi drejt Podgorices. Akomodimi dhe darka ne Hotel Hilton 5*, Shfrytezimi I ambjenteve te brendshme te hotelit.
Dita e trete: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit Shopping ne Qendren Tregtare Delta City. Kohe e lire rreth 2 ore. Me pas vizite ne Ujvaren e Podgorice ku keni mundesi te shijoni nje drake tradicionale malazeze dhe te shijoni ambjentin relaksues. Pas dreke nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane.
Per programin 2 ditor ne Kolashin 59€ klikoni KETU!
Per cmimet e hoteleve pa transport klikoni ketu: Hotelet ne Kolashin
SHENIM: Ju sugjerojme qe te merrni instruktor skish te pakten 1 ore. Vetem ne kete menyre mund te mesoni sportin e bukur te skive dhe te shijoni ashtu sic duhet pistat 🙂