Nga fillimet ne Gjirokaster ne vitin 1995, drejt inovacionit dhe zhvillimit ne industrine e turizmit.
Nga fillimet ne Gjirokaster ne vitin 1995, drejt inovacionit dhe zhvillimit ne industrine e turizmit.
Historia e Kalemi Travel & Tours eshte nje rrugetim i ndertuar mbi pasionin per turizmin, deshiren per zhvillim dhe angazhimin per t'i bere udhetimet me te aksesueshme per shqiptaret.
Nga hapat e pare ne industrine e mikpritjes, deri te krijimi i platformave teknologjike dhe zgjerimi i bashkepunimeve nderkombetare, Kalemi Travel ka vazhduar te zhvillohet, duke sjelle produkte dhe zgjidhje te reja per udhetaret dhe agjencite partnere.
Aktiviteti i Kalemi Travel i ka rrenjet ne vitin 1995, ne Gjirokaster, me hapjen e Kalemi Hotel.
Kjo shenon fillimin e rruges sone ne industrine e mikpritjes dhe turizmit, nje eksperience qe me kalimin e viteve do te zgjerohej drejt organizimit te udhetimeve, sherbimeve turistike dhe zhvillimit te produkteve inovative.
Me 11 janar 2011, Kalemi Travel hap seline e saj si agjenci turistike ne Tirane.
Ne nje periudhe kur tregu i udhetimeve ishte i orientuar kryesisht drejt nje grupi te kufizuar udhetaresh, Kalemi Travel hyri ne treg me nje qasje te re: udhetime low cost me cmime te perballueshme per shtresa te ndryshme te shoqerise.
Kjo strategji e beri kompanine shume shpejt te njohur ne tregun shqiptar. Modeli i udhetimeve low cost u perhap edhe tek agjencite e tjera turistike, duke kontribuar ne ndryshimin e menyres se si ofroheshin dhe promovoheshin udhetimet ne Shqiperi.
Ne vitin 2013, pas nje studimi te tregut qe tregoi se udhetaret shqiptare kishin fituar njohurite dhe informacionin e nevojshem per te udhetuar edhe pa shoqerues, Kalemi Travel prezantoi nje produkt te ri per tregun shqiptar: udhetimet individuale.
Ky koncept bazohej ne nje pakete turistike qe perfshinte vetem bileten e avionit dhe akomodimin ne hotel, duke u dhene udhetareve mundesine te eksploronin destinacionet sipas ritmit dhe preferencave te tyre.
Produkti u perhap shpejt edhe ne agjencite e tjera turistike, nen emertime si "pakete individuale" ose "pakete avion + hotel".
Kalemi Travel vazhdoi ta zhvillonte kete koncept, duke shtuar sherbime si:
Ne kete menyre, udhetaret mund te perfitonin nje program me te plote, te organizuar nga agjente profesioniste, duke ruajtur lirine e nje udhetimi individual.
Po ne vitin 2013, Kalemi Travel prezantoi konceptin "Udhetime ne Destinacione te Vecanta", duke zgjeruar oferten drejt destinacioneve te largeta dhe ekzotike.
Tajlanda, Bali, Kuba, Maldivet, Republika Dominikane dhe Xhamajka ishin disa prej destinacioneve qe u bene pjese e kesaj oferte.
Edhe pse keto destinacione ishin te pranishme me pare ne tregun shqiptar, Kalemi Travel synoi t'i sillte ato me cmime me konkurruese dhe me te perballueshme, duke krijuar mundesi qe nje numer me i madh udhetaresh te perjetonin destinacione te vecanta.
Ne vitin 2015, ne bashkepunim me operatore turistike nderkombetare, Kalemi Travel krijoi nje platforme online per rezervimin e hoteleve ne mbare boten, te dedikuar ekskluzivisht per agjencite e udhetimit.
Platforma, e njohur fillimisht si www.kalemi.travel dhe sot si Kalemi B2B, u krijua per t'u mundesuar agjenteve turistike rezervimin e hoteleve ne destinacione te ndryshme te botes, nepermjet nje sistemi te vetem.
Ky zhvillim shenoi nje hap te rendesishem drejt dixhitalizimit te sherbimeve dhe zgjerimit te aktivitetit te kompanise ne sektorin B2B.
Gjate vitit 2017, platforma filloi te mirepritej edhe nga agjencite partnere ne rajon dhe ne tregje te tjera nderkombetare.
Ne vitin 2017, Kalemi Travel u licencua nga Ministria e Turizmit si Operator Turistik, duke permbushur standardet e kerkuara per kete kategori aktiviteti.
Ky moment perfaqesoi nje faze te re ne zhvillimin e kompanise, duke zgjeruar rolin dhe aktivitetin e saj pertej sherbimeve te nje agjencie turistike.
Po ne vitin 2017, Kalemi Travel krijoi nje departament te ri te specializuar: Kalemi Luxury Collection.
Ky departament u fokusua ne organizimin e udhetimeve luksoze dhe eksperiencave ekskluzive ne destinacione te vecanta, duke iu pergjigjur kerkesave te udhetareve qe kerkonin sherbime me te personalizuara dhe standarde te larta.
Ne shtator 2017, Kalemi Travel u vleresua nga World Travel Awards me titullin e agjencise me te mire te udhetimeve ne Shqiperi.
World Travel Awards eshte nje program nderkombetar vleresimi qe njeh arritjet e kompanive dhe organizatave ne industrine e udhetimit, turizmit dhe mikpritjes.
Ky vleresim perfaqesoi nje moment te rendesishem ne historine e kompanise dhe ne njohjen e punes se saj ne tregun shqiptar.
Ne vitin 2018, Kalemi Travel prezantoi platformen e rezervimeve online www.hobi.al, nje projekt teknologjik ambicioz per tregun shqiptar te udhetimeve.
Platforma u krijua per t'u mundesuar perdoruesve rezervimin e hoteleve ne mbare boten, ne kohe reale dhe me pagese me karte krediti.
Ky projekt, i cili me vone u zhvillua nen adresen www.kalemi.com, shenoi nje tjeter hap te rendesishem ne strategjine e kompanise per te kombinuar turizmin me teknologjine dhe per t'i bere sherbimet e rezervimit me te thjeshta dhe me te aksesueshme.
Ne qershor 2018, Kalemi Travel u vleresua per te dytin vit radhazi nga World Travel Awards si agjencia me e mire e udhetimeve ne Shqiperi.
Ky vleresim i dyte konfirmoi vazhdimesine e perpjekjeve te kompanise per te zhvilluar sherbimet e saj dhe per te ruajtur standarde te larta ne industrine e turizmit.
Ne nentor 2022, Kalemi Travel ndermori nje iniciative ne mbeshtetje te edukimit dhe zhvillimit profesional ne industrine e turizmit.
Kompania ofroi 6 bursa studimi per programin Master Profesional ne Menaxhim Turizmi prane Fakultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes (FEUT).
Nga keto, 3 bursa iu dedikuan punonjesve te kompanise, ndersa 3 bursa te tjera studenteve te regjistruar ne kete program.
Kjo iniciative reflekton rendesine qe Kalemi Travel i kushton zhvillimit te njerezve, investimit ne dije dhe pergatitjes se profesionisteve te rinj ne sektorin e turizmit.
Nga mikpritja tradicionale ne Gjirokaster te zhvillimi i produkteve turistike, platformave teknologjike dhe partneriteteve nderkombetare, historia e Kalemi Travel eshte karakterizuar nga perpjekja e vazhdueshme per te sjelle risi dhe per te krijuar mundesi te reja.
Sot, vizioni yne mbetet i orientuar drejt zhvillimit te teknologjise, permiresimit te eksperiencave te udhetimit dhe ndertimit te marredhenieve te qendrueshme me udhetaret dhe partneret tane.
Sepse per Kalemi Travel, historia nuk perbehet vetem nga arritjet e se shkuares, por edhe nga eksperiencat qe do te krijojme ne te ardhmen.
Seanca skadoi. Ne po përditësojmë vazhdimisht ofertat dhe fluturimet tona, vazhdoni me ne të keni oferta të reja
Kthehu në faqen kryesore Ringarko faqenMbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Shqiptar
Kalemi Travel siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10 mars 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Në përputhje me nenin 27 të ligjit, Kalemi Travel zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, aksesimi i paautorizuar ose forma të tjera të përpunimit të paligjshëm. Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve të tyre të hyrjes, përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet. Çdo dështim për t’i siguruar këto kredenciale, që rezulton në akses të paautorizuar, nuk është përgjegjësi e Kalemi Travel.
Ndërsa Kalemi Travel ndërmerr çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar sigurinë e faqes së internetit dhe sistemeve të tij, nuk mund të garantojë që faqja të jetë plotësisht e lirë nga viruse ose komponentë të tjerë të dëmshëm. Përdoruesve u rekomandohet fuqimisht të marrin masa personale mbrojtëse, si instalimi i programeve antivirus dhe sigurimi i lidhjeve të tyre të internetit.
Të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet shërbimeve tona përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, specifike dhe të qarta, siç kërkohet nga neni 6 i ligjit, dhe vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Kalemi Travel garanton që të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, siç parashikohet nga neni 28.
Duke përdorur shërbimet tona, përdoruesit konfirmojnë se e kuptojnë dhe pajtohen me këto kushte, përfshirë detyrimin e tyre për të siguruar përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për informacion të mëtejshëm, përdoruesit mund t’i referohen Ligjit nr. 9887 ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.