Bëhu Pjesë e Ekipit Tonë dhe Ndërto të Ardhmen Tënde!
Te pelqen te komunikosh, je kurioz per udhetimet dhe deshiron nje pune ku mund te mesosh, te rritesh dhe te fitosh me shume nga rezultatet e tua?
Po zgjerojme ekipin e shitjeve. Kerkojme iniciative, korrektesi dhe deshire per t’u zhvilluar. Eksperienca ne turizem nuk eshte kusht.
Kalemi Travel ka mbi 15 vite eksperience dhe furnizon mbi 5,000 agjenci partnere ne mbare boten permes Kalemi B2B. Permes kalemi.com, platformes sone te rezervimeve qe perdor teknologjine me te fundit, dhe ekipit tone, ndihmojme individet dhe familjet te organizojne udhetime sipas deshirave te tyre.
Do te behesh pjese e nje biznesi nderkombetar, ku perdorim teknologjine, ndajme njohurite dhe punojme se bashku per rezultate.
Cfare fiton duke u bashkuar me ne
Te ardhura neto dhe mundesi rritjeje
• Muaji i pare: 60,000 leke.
• Muajt 2-6: 80,000 leke ne muaj.
• Nga muaji i shtate: page minimale e garantuar dhe shperblim sipas skemes se komisioneve, me te ardhura mesatare rreth 1,000-1,500 euro ne muaj, ne varesi te performances.
Nese gjate gjashte muajve te pare komisioni i llogaritur tejkalon pagen fikse te muajit, merr shumen me te larte. Komisioni zevendeson pagen fikse; nuk i shtohet asaj. Intervali 1,000-1,500 euro eshte orientues, jo shume e garantuar.
Bonus vjetor: 20% e fitimeve te kompanise ndahet mes kolegeve te departamentit, sipas skemes se brendshme. Kushtet financiare sqarohen perpara punesimit.
Nje koleg i dedikuar per trajnimin tend. Do te te udhezoje ne produktet, sistemet dhe bisedat me klientet, me praktike dhe feedback.
Nje fillim qe mund te te coje ne tregje nderkombetare. Me zhvillimin e njohurive, aftesive dhe rezultateve, mund te perfshihesh ne bashkepunime me agjenci partnere dhe te perfaqesosh Kalemi B2B ne panaire nderkombetare, duke prezantuar platformen tone dhe krijuar lidhje te reja biznesi. Keto mundesi varen nga performanca, interesat e tua dhe nevojat e ekipit.
Fleksibilitet dhe besim. Lejet dhe ndryshimet e diteve te pushimit koordinohen thjesht me ekipin, pa burokraci te panevojshme. Vleresojme punen e realizuar dhe rezultatet, me fleksibilitet ne organizim dhe kujdes qe klientet dhe koleget te kene mbeshtetjen e nevojshme.
Meson te udhetosh me mire edhe per veten. Duke punuar me destinacione, hotele dhe oferta, meson ku te kerkosh, kur te rezervosh dhe si te gjesh me shume vlere per buxhetin tend. Shume kolege udhetojne shpesh per kenaqesine e tyre, duke shfrytezuar njohurite qe fitojne ne pune.
Eksperienca edhe si ekip. Organizojme udhetim vjetor ne destinacione te vecanta. Kemi vizituar se bashku per staff retreat Dubai, Zanzibar, Jordani, Portugali dhe Kube.
• Do te komunikosh me klientet ne WhatsApp, telefon, email dhe kanalet online.
• Do te kuptosh deshirat e tyre dhe te rekomandosh destinacione, hotele e eksperienca.
• Do te prezantosh ofertat, te sqarosh kushtet dhe te ndjekesh kerkesat deri te rezervimi.
• Do te punosh me objektiva shitjeje, duke zhvilluar aftesite dhe ndjekur progresin tend.
Na interesojne degjimi, organizimi, integriteti dhe gatishmeria per te mesuar nga feedback-u. Eksperienca ne shitje ose sherbim ndaj klientit, anglishtja dhe aftesite digjitale jane avantazh.
Turnet ndryshojne me rotacion javor: 09:00-17:30 dhe 12:00-20:30.
E diela pushim. Te shtunat pushim me rotacion, sipas planifikimit te ekipit.
Dergo CV-ne dhe nje audio ose video deri ne 90 sekonda ne WhatsApp +355 69 888 5656, me tekst:
Aplikim Agjent Shitjesh - Emri Mbiemri
Ne regjistrim audio ose video na trego:
• Pse te intereson ky rol dhe cfare te motivon?
• Nje rast konkret kur ndihmove dike te merrte nje vendim, trajtove nje hezitim ose realizove nje shitje. Cfare bere personalisht dhe si perfundoi?
Nese nuk ke eksperience ne shitje, perdor nje shembull nga nje pune tjeter, studimet ose nje projekt. Fol natyrshem, me fjalet e tua. Audioja dhe videoja vleresohen njelloj. Nuk kerkohet montazh profesional.
Aplikimet mbyllen me 30 nentor 2026. Kandidatet e perzgjedhur kontaktohen brenda 7 diteve nga dorezimi i aplikimit te plote, per nje bisede dhe simulim te shkurter shitjeje.
Fillimi i punes: 7 dhjetor 2026.
Sill kuriozitetin dhe ambicien tende. Ne do te te japim trajnimin, mbeshtetjen dhe mundesine per t’i kthyer ne nje profesion.
Seanca skadoi. Ne po përditësojmë vazhdimisht ofertat dhe fluturimet tona, vazhdoni me ne të keni oferta të reja
Kthehu në faqen kryesore Ringarko faqenMbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Shqiptar
Kalemi Travel siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10 mars 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Në përputhje me nenin 27 të ligjit, Kalemi Travel zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, aksesimi i paautorizuar ose forma të tjera të përpunimit të paligjshëm. Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve të tyre të hyrjes, përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet. Çdo dështim për t’i siguruar këto kredenciale, që rezulton në akses të paautorizuar, nuk është përgjegjësi e Kalemi Travel.
Ndërsa Kalemi Travel ndërmerr çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar sigurinë e faqes së internetit dhe sistemeve të tij, nuk mund të garantojë që faqja të jetë plotësisht e lirë nga viruse ose komponentë të tjerë të dëmshëm. Përdoruesve u rekomandohet fuqimisht të marrin masa personale mbrojtëse, si instalimi i programeve antivirus dhe sigurimi i lidhjeve të tyre të internetit.
Të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet shërbimeve tona përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, specifike dhe të qarta, siç kërkohet nga neni 6 i ligjit, dhe vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Kalemi Travel garanton që të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, siç parashikohet nga neni 28.
Duke përdorur shërbimet tona, përdoruesit konfirmojnë se e kuptojnë dhe pajtohen me këto kushte, përfshirë detyrimin e tyre për të siguruar përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për informacion të mëtejshëm, përdoruesit mund t’i referohen Ligjit nr. 9887 ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.