Krijojme eksperienca qe pasurojne udhetimin dhe njerezit qe i perjetojne.
Krijojme eksperienca qe pasurojne udhetimin dhe njerezit qe i perjetojne.
Misioni i Kalemi Travel eshte t'u ofroje miqve tane sa me shume eksperienca te vecanta permes udhetimeve, aktiviteteve, aventurave dhe trajnimeve.
Ne besojme se njeriu eshte teresia e eksperiencave te tij. Eksperiencat, qofshin ato pozitive apo negative, ndikojne ne formimin e karakterit dhe ne menyren se si secili prej nesh e sheh boten.
Permes eksperiencave te vazhdueshme qe perjetojme gjate jetes, ne ndryshojme, mesojme dhe zhvillohemi. Asnje prej nesh nuk eshte i njejti person qe ishte dje dhe as ai qe do te jete neser.
Per kete arsye, misioni yne eshte te krijojme sa me shume mundesi per eksperienca pozitive dhe te vecanta, duke i lidhur ato me udhetimet, destinacionet e reja, aktivitetet dhe aventurat.
Nje destinacion i ri, njohja e nje kulture tjeter apo nje aktivitet qe nuk e kemi provuar me pare mund te kthehet ne nje eksperience qe mbetet me ne per shume kohe. Kjo eshte ajo qe duam te sjellim ne cdo udhetim qe krijojme.
Ne jemi maksimalisht te angazhuar ne realizimin e ketij misioni:
Duke u mbeshtetur ne vlerat tona
Integriteti, ndershmeria, besnikeria, besimi, respekti, pergjegjshmeria, motivimi dhe zhvillimi jane pjese e menyres se si punojme dhe marrim vendime cdo dite.
Duke investuar tek njerezit tane
Nxisim frymen e bashkepunimit brenda kompanise dhe investojme vazhdimisht ne trajnimin, motivimin, kujdesin dhe frymezimin e anetareve te ekipit, ne menyre qe secili te jete ne poziten me te mire per t'u sherbyer udhetareve tane.
Duke zbuluar vazhdimisht destinacione dhe eksperienca te reja
Kerkojme destinacione te reja per t'u eksploruar dhe sugjerojme menyra te vecanta per t'i perjetuar ato, duke e bere cdo udhetim me personal dhe me domethenes.
Duke krijuar mundesi pertej udhetimit
Ofrojme aktivitete dhe evente te ndryshme sportive, kulturore, ekonomike dhe trajnimi, duke krijuar mundesi per eksperienca te reja, njohje dhe zhvillim.
Per Kalemi Travel, udhetimi nuk perfundon tek destinacioni. Ai eshte nje mundesi per te zbuluar, perjetuar, mesuar dhe krijuar eksperienca qe mbeten.
Seanca skadoi. Ne po përditësojmë vazhdimisht ofertat dhe fluturimet tona, vazhdoni me ne të keni oferta të reja
Kthehu në faqen kryesore Ringarko faqenMbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Shqiptar
Kalemi Travel siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10 mars 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Në përputhje me nenin 27 të ligjit, Kalemi Travel zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, aksesimi i paautorizuar ose forma të tjera të përpunimit të paligjshëm. Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve të tyre të hyrjes, përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet. Çdo dështim për t’i siguruar këto kredenciale, që rezulton në akses të paautorizuar, nuk është përgjegjësi e Kalemi Travel.
Ndërsa Kalemi Travel ndërmerr çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar sigurinë e faqes së internetit dhe sistemeve të tij, nuk mund të garantojë që faqja të jetë plotësisht e lirë nga viruse ose komponentë të tjerë të dëmshëm. Përdoruesve u rekomandohet fuqimisht të marrin masa personale mbrojtëse, si instalimi i programeve antivirus dhe sigurimi i lidhjeve të tyre të internetit.
Të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet shërbimeve tona përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, specifike dhe të qarta, siç kërkohet nga neni 6 i ligjit, dhe vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Kalemi Travel garanton që të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, siç parashikohet nga neni 28.
Duke përdorur shërbimet tona, përdoruesit konfirmojnë se e kuptojnë dhe pajtohen me këto kushte, përfshirë detyrimin e tyre për të siguruar përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për informacion të mëtejshëm, përdoruesit mund t’i referohen Ligjit nr. 9887 ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.