Te sjellim udhetimin me prane çdo shqiptari, duke bashkuar teknologjine, ekspertizen dhe eksperiencat njerezore.
Te sjellim udhetimin me prane çdo shqiptari, duke bashkuar teknologjine, ekspertizen dhe eksperiencat njerezore.
Vizioni i Kalemi Travel & Tours eshte t'i mundesojme çdo shqiptari te pakten nje eksperience te re permes sherbimeve dhe produkteve qe ne ofrojme.
Besojme se udhetimi eshte me shume sesa vizita e nje destinacioni. Ai eshte nje mundesi per te zbuluar kultura te reja, per te zgjeruar horizontet dhe per te krijuar kujtime qe na shoqerojne gjate gjithe jetes.
Per kete arsye, synojme ta bejme udhetimin gjithnje e me te aksesueshem, me te personalizuar dhe me te pasur me eksperienca per çdo udhetar.
Ne Kalemi Travel kombinojme teknologjine, ekspertizen profesionale dhe pervojen njerezore per te krijuar eksperienca te hiperpersonalizuara, qe i pergjigjen nevojave dhe preferencave te çdo udhetari.
Ne besojme se inovacioni ne turizem nuk qendron vetem te zhvillimi i platformave dhe zgjidhjeve teknologjike, por edhe te menyra se si ato permiresojne eksperiencen e njerezve.
Synimi yne eshte qe teknologjia te thjeshtoje procesin e organizimit te udhetimeve, ndersa njohurite, perkushtimi dhe kujdesi i ekipit tone t'i japin çdo eksperience vlere njerezore.
Vizioni yne mbeshtetet ne tri drejtime strategjike te zhvillimit te Kalemi Travel:
• B2C: Nje reference e besueshme per udhetaret
Synojme te jemi nje zgjedhje e besueshme per individet dhe familjet qe kerkojne te eksplorojne boten. Permes produkteve cilesore, sugjerimeve profesionale dhe zgjidhjeve te personalizuara, duam qe çdo udhetar te ndihet i sigurt dhe i vleresuar ne çdo hap te eksperiences se tij.
• B2B: Nje partner strategjik per agjencite e udhetimit
Permes platformes sone B2B, synojme te ndertojme partneritete afatgjata me agjencite e udhetimit, duke ofruar teknologji inovative, produkte konkurruese dhe bashkepunime direkte qe krijojne vlere te ndersjelle.
• DMC: Shqiperia si nje destinacion per t'u zbuluar
Deshirojme te jemi nje promotor i denje i Shqiperise ne tregun nderkombetar te turizmit. Permes sherbimeve DMC, synojme te prezantojme bukurite natyrore, kulturen, traditat dhe eksperiencat autentike te vendit tone, duke krijuar mundesi per bashkepunime cilesore me partneret vendas dhe nderkombetare.
Ne themel te vizionit tone qendrojne integriteti, zhvillimi i vazhdueshem, inovacioni dhe kujdesi ndaj njerezve.
Ne synojme te ndertojme me shume sesa marredhenie tregtare. Duam te krijojme nje komunitet udhetaresh, bashkepunetoresh dhe partneresh qe ndajne besimin tek eksperiencat e reja dhe vleren e udhetimit.
Per Kalemi Travel, suksesi nuk matet vetem me rritjen e kompanise, por edhe me besimin qe ndertojme, marredheniet qe zhvillojme dhe eksperiencat qe u mundesojme njerezve.
Vizioni yne eshte te vazhdojme te rritemi, te inovojme dhe te afrojme gjithnje e me shume njerez me boten, duke krijuar mundesi qe çdo udhetim te behet nje eksperience me vlere.
Seanca skadoi. Ne po përditësojmë vazhdimisht ofertat dhe fluturimet tona, vazhdoni me ne të keni oferta të reja
Kthehu në faqen kryesore Ringarko faqenMbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Shqiptar
Kalemi Travel siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10 mars 2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Në përputhje me nenin 27 të ligjit, Kalemi Travel zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, aksesimi i paautorizuar ose forma të tjera të përpunimit të paligjshëm. Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve të tyre të hyrjes, përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet. Çdo dështim për t’i siguruar këto kredenciale, që rezulton në akses të paautorizuar, nuk është përgjegjësi e Kalemi Travel.
Ndërsa Kalemi Travel ndërmerr çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar sigurinë e faqes së internetit dhe sistemeve të tij, nuk mund të garantojë që faqja të jetë plotësisht e lirë nga viruse ose komponentë të tjerë të dëmshëm. Përdoruesve u rekomandohet fuqimisht të marrin masa personale mbrojtëse, si instalimi i programeve antivirus dhe sigurimi i lidhjeve të tyre të internetit.
Të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet shërbimeve tona përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, specifike dhe të qarta, siç kërkohet nga neni 6 i ligjit, dhe vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Kalemi Travel garanton që të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, siç parashikohet nga neni 28.
Duke përdorur shërbimet tona, përdoruesit konfirmojnë se e kuptojnë dhe pajtohen me këto kushte, përfshirë detyrimin e tyre për të siguruar përputhjen me të gjitha kërkesat e zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për informacion të mëtejshëm, përdoruesit mund t’i referohen Ligjit nr. 9887 ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.