Udhetim Selanik - Volos - Meteora. Pakete turistike ne Greqi per te shijuar bukurite mahnitese te Meteores, Selanikut dhe Volos.
🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
• Shtator 19-21, 26-18
• Tetor 3-5, 10-12, 17-19, 24-26
Udhëtimi nis nga Tirana ne oren 04:00 te mengjesit dhe nga Elbasani ne oren 04:30. Rruga do te shoqerohet me disa ndalesa te shkurtra per pushim. Pas mberritjes ne Selanik, akomodim ne hotel 3*. Ne oraret e pasdites zhvillohet nje shetitje ne qender te qytetit, ku do te shihen atraksionet kryesore si:
• Sheshi Aristotelus,
• Forumi Romak i shekullit II pas Krishtit,
• Harku i Galerios dhe Mausoleumi i tij,
• zona e njohur Tsimiski,
• si dhe simboli i qytetit, Kulla e Bardhe.
Ne mbremje, me asistencen e guides, programohet nje darke tipike tradicionale ne nje nga tavernat karakteristike te Selanikut, ku mund te shijohet atmosfera vendase. Pas perfundimit te darkes, kthim ne hotel per akomodim.
Pas konsumimit te mengjesit, programi vazhdon me nje shetitje te lire ne qytetin e Selanikut deri ne oren e drekes. Me pas nisja drejt Volosit, ku pas mberritjes behet akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per pushim. Ne mbremje parashikohet nje shetitje panoramike ne Portin e Jahteve te Volosit, nje nga zonat me te bukura dhe me te gjalla te qytetit. Guida do te ofroje sugjerime per konsumimin e darkes ne restorantet tradicionale prane bregdetit.
Pas konsumimit te mengjesit ne hotel, nisja drejt Meteora, nje nga zonat me mahnitese te Greqise, e njohur per peizazhet e saj unike natyrore dhe pjese e Trashegimise Boterore UNESCO.
Do te zhvillohet nje vizite panoramike e disa prej manastireve me te famshem te Meteorave, monumente te ralla te artit dhe besimit ortodoks, te ngritura mbi shkembinj spektakolare qe e bejne kete vend unik ne bote.
Pas vizitave, konsumimi i drekes ne Kallabaka. Me pas, nisja drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges.
🛈Ne pagese perfshihen:
• Akomodimi ne hotel 3* dhe 4*.
• Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
• Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
• Transporti sipas programit.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Dreka dhe darka
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume
• Taksa lokale hotel 3* €5 dhoma/nate
• Taksa lokale hotel 4* €10 dhoma/nate
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
👉 Kontakto ekipin tone ne 0698885656 ose 0695884999, ose ne email: [email protected] per te rezervuar paketa turistike ne Santorini per pushime ne Greqi ose na shkruaj direkt ne Instagram: @kalemitravel
Session expired. We are continuously updating our offers and flights, continue with us to have new offers
Click OK to refresh the page.