Udhetim ne Indi per te vizituar Taj Mahal, Jaipur e mbreterve dhe magjine e Delhi ne nje eksperience unike me guida lokale & sherbim profesional.
•
Vizitohen: Delhi, Jaipur, Agra, Taj Mahal
Kombinim perfekt i kulturës, historisë dhe magjisë orientale
Golden Triangle është itinerari më i famshëm i Indisë – një udhëtim që lidh tre qytetet më historike të vendit: Delhin plot jetë, Jaipurin mbretëror dhe Agrën romantike, shtëpinë e Taj Mahalit. Ky tur është zgjedhja ideale për udhëtarët që duan të shijojnë Indinë në stil, duke përjetuar monumente madhështore, tradita shekullore dhe një kulturë unike që nuk harrohet kurrë.
Mirëseardhje në kryeqytetin e Indisë – një qytet që ndërthur historinë mijëravjeçare me modernitetin e sotëm.
Pas mëngjesit nisni një eksperiencë unike që ju lejon të prekni, nuhasni, dëgjoni, shijoni dhe shikoni Delhin në mënyrën më autentike.
Pikat kryesore:
Pas mëngjesit niseni drejt Jaipurit (rreth 5 orë). “Qyteti Rozë” i Rajasthanit ju pret me arkitekturë madhështore, tregje shumëngjyrëshe dhe atmosferë mbretërore.
Të nesërmen herët – Eksperiencë lokale me E-Rickshaw:
Vizitë në tregun e qumështit (doodh-mandi), në tregjet e luleve dhe perimeve, çaj tradicional dhe vizitë në një tempull lokal.
Pas mëngjesit:
Vizitë në Fortesën Amber
Një nga fortesat më romantike të Rajasthanit, plot dhoma mbretërore, pasqyra të ndritshme dhe piktura murale.
Ndalesë fotografike tek Hawa Mahal.
Pasdite – Vizitë e qytetit Jaipur
Në mbrëmje - Darkë me show kulturor tradicional.
Pas mëngjesit nisja drejt Agrës me vizita në rrugë:
Mbërritje në Agra, akomodim dhe kohë e lirë.
Pas mëngjesit:
Vizitë në Taj Mahal
Kryevepra e dashurisë, një monument që u deshën 20,000 artizanë dhe 17 vite për ta ndërtuar. Një përjetim që s’harrohet kurrë.
Vizitë në Fortesën e Agrës
Kështjellë e fuqishme pranë lumit Yamuna me pallate të lashta dhe oborre mbretërore.
Pasdite:
Darkë e veçantë në restorantin Molecule.
Pas mëngjesit nisja drejt Delhi (rreth 4 orë).
Vizitë në Tempullin Akshardham
Një kompleks i mrekullueshëm me arkitekturë madhështore, ekspozita kulturore dhe mesazhe të paqes dhe shpirtërisë indiane.
Më pas, transferimi në aeroport për fluturimin e kthimit.
✔ Itinerari më i famshëm i Indisë
✔ Përzierje perfekte mes historisë, kulturës dhe aventurës
✔ Vizita në 3 Qytetet më të Bukura të Indisë
✔ Eksperienca autentike, aktivitete lokale dhe kuzhinë tradicionale
✔ Përkujdesje profesionale gjatë gjithë udhëtimit
Golden Triangle eshte nje nga itineraret turistike me te njohura te Indise, qe lidh tri qytete historike: Delhi, Jaipur dhe Agra. Ky udhetim eshte veçanerisht i pershtatshem per ata qe vizitojne Indine per here te pare, sepse ofron nje kombinim te pasur te monumenteve historike, pallateve mbreterore, traditave dhe eksperiencave autentike.
Per nje udhetim ne Delhi, Jaipur dhe Agra, periudha nga tetori deri ne mars konsiderohet pergjithesisht e favorshme, fale temperaturave me te perballueshme krahasuar me muajt e nxehte te veres. Muajt e dimrit mund te sjellin mengjese te ftohta dhe mjegull, ndersa marsi zakonisht ofron kushte te pershtatshme per vizita kulturore dhe shetitje.
Po, shtetasit shqiptare me pasaporte te zakonshme kane nevoje per vize turistike per te udhetuar ne Indi. Aplikimi mund te realizohet nepermjet sistemit zyrtar te vizave elektronike, sipas kushteve dhe kategorise se vizës. Ne kete pakete te Kalemi Travel, viza turistike eshte e perfshire ne cmim.
Taj Mahal ndodhet ne Agra, ne shtetin indian Uttar Pradesh. Ky monument i madh prej mermeri te bardhe u ndertua nga perandori Shah Jahan ne kujtim te bashkeshortes se tij dhe eshte kthyer ne nje simbol boteror te dashurise. Ai ben pjese ne Trashegimine Boterore te UNESCO-s dhe konsiderohet nje prej kryeveprave me te rendesishme te arkitektures mogule.
Gjate programit do te vizitoni Qutub Minar, Amber Fort, Hawa Mahal, City Palace, Jantar Mantar, Chand Baori, Fatehpur Sikri, Taj Mahal, Agra Fort dhe Akshardham Temple. Itinerari perfshin gjithashtu tregje tradicionale, xhiro me riksho, eksperienca gastronomike dhe aktivitete kulturore qe ju njohin me jeten e perditshme ne Indi.
India mirepret udhetare nga e gjithe bota dhe ofron nje trashegimi te pasur kulturore. Megjithate, per shkak te trafikut, distancave dhe ndryshimeve te medha kulturore, rekomandohet organizim i kujdesshem, respektim i zakoneve vendase dhe vemendje ndaj higjienes ushqimore dhe ujit te pijshem. Udhetimi i organizuar me guida vendase dhe shoqerues shqiptar ndihmon ne menaxhimin e vizitave dhe levizjeve.
Po. Sipas programit, hyrjet ne atraksionet e permendura, xhirot me riksho, transporti lokal dhe aktivitetet e organizuara jane te perfshira ne pakete. Perjashtim bejne sherbimet e paperfshira ne itinerar dhe tarifat e veçanta per fotografim ne disa monumente.
Po. Paketa parashikon akomodim ne hotele me 5 yje, me mengjese dhe darka gjate udhetimit. Gjithashtu, programi perfshin dreken gjate eksperiences "5 Senses Tour" ne Delhi dhe darkat e veçanta te percaktuara ne itinerar.
Absolutisht! Golden Triangle eshte nje nga zgjedhjet me interesante per nje vizite te pare ne Indi, pasi kombinon monumentet me te njohura me eksperienca kulturore dhe tradita autentike. Programi perfshin levizje midis qyteteve, vizita ne monumente dhe aktivitete ne kembe, ndaj eshte veçanerisht i pershtatshem per udhetare qe pelqejne turet aktive dhe kulturore.
Imagjinoni te shetisni mes pallateve mbreterore te Jaipurit, te zbuloni tregjet plot ngjyra te Delhit dhe te qendroni perballe Taj Mahalit, nje prej simboleve me te bukura te dashurise ne bote!
Me Kalemi Travel, India nuk eshte thjesht nje destinacion ne harte, por nje eksperience qe bashkon histori, kulture, aventura dhe kujtime te jashtezakonshme.
✨ Zbuloni magjine e Golden Triangle, me hotele te kategorise se larte, guida vendase, aktivitete autentike dhe shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Session expired. We are continuously updating our offers and flights, continue with us to have new offers
Back to homepage Reload pageData Protection Under Albanian Law
Kalemi Travel ensures the protection of personal data in full compliance with the provisions of Law No. 9887, dated 10 March 2008, “On the Protection of Personal Data”, as amended. In accordance with Article 27 of the law, Kalemi Travel implements appropriate technical and organizational measures to safeguard personal data from accidental or unlawful destruction, unauthorized access, or other forms of unlawful processing.
Users bear the responsibility to maintain the confidentiality of their login credentials, including email addresses and passwords. Any failure to secure these credentials that results in unauthorized access is not the liability of Kalemi Travel.
While Kalemi Travel makes all reasonable efforts to ensure the security of its website and systems, it cannot guarantee that the website is free from viruses or other harmful components. Users are strongly advised to take personal precautions, such as installing antivirus software and securing their internet connections, to mitigate such risks.
Personal data collected through our services is processed only for legitimate, specific, and explicitly stated purposes, as required by Article 6 of the law, and only with the prior consent of the user. Kalemi Travel guarantees that personal data will be processed confidentially and used strictly for the purposes for which it was collected, as mandated by Article 28.
By using our services, users confirm their understanding of and agreement with these terms, including their obligation to ensure compliance with all applicable data protection requirements. For further information, users may refer to Law No. 9887 or contact the Office of the Commissioner for the Right to Information and Data Protection in Albania.