Inicia sesión para continuar
Përjeto magjinë e dimrit në Kolasin, një nga destinacionet më të bukura malore të Malit të Zi! Këtë herë të ftojmë të shijosh një qëndrim në Swissôtel Resort Kolasin, ku komoditeti, relaksi dhe bukuritë natyrore të maleve bashkohen për të të dhuruar një fundjavë ndryshe.
Nga data 4–6 Dhjetor, shijo 3 ditë pushime në një resort elegant malor, larg zhurmës dhe rutinës së përditshme. Zgjohu mes peizazheve dimërore, shijo mëngjeset e qeta dhe përfundoji ditët me darka të këndshme në një atmosferë të ngrohtë.
Swissôtel Resort Kolasin është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një eksperiencë malore me më shumë rehati dhe stil. Kolasini në Dhjetor ofron atmosferën perfekte për një arratisje dimërore, qoftë për një fundjavë romantike, pushime familjare apo disa ditë relaksi me miqtë.
Mos prit që planet e tua të mbeten vetëm dëshirë! Dhjetori është një periudhë e kërkuar për pushime malore, ndaj rezervimi në kohë të jep mundësinë të sigurosh qëndrimin në resortin e preferuar.
Kujdes: Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë në varësi të datës së rezervimit dhe disponueshmërisë së hotelit. Çmimi përfundimtar duhet të verifikohet në momentin e rezervimit online.
Bëje këtë Dhjetor më të veçantë! Rezervo tani paketën në Swissôtel Resort Kolasin, 4–6 Dhjetor, dhe përgatitu për disa ditë relaksi, komoditeti dhe atmosferë magjike mes maleve të Malit të Zi.
18+ años
0 - 17 años
La sesión expiró. Estamos actualizando continuamente nuestras ofertas y vuelos, continua con nosotros para tener nuevas ofertas