Inicia sesión para continuar
Një ditë në Verona – 20 Prill
Verona është një nga qytetet më romantike dhe elegante të Italisë, perfekt për t’u zbuluar edhe në një ditë të vetme. Qyteti është kompakt dhe shumë i lehtë për t’u eksploruar në këmbë.
Diten mund ta nisni nga Piazza Bra, sheshi më i madh i Veronës, ku ndodhet edhe Arena di Verona, amfiteatri romak mbi 2000 vjeçar që sot përdoret për opera dhe evente madhështore.
Më pas vazhdoni drejt Via Mazzini, rruga kryesore e shopping-ut që ju çon drejt Piazza delle Erbe, zemra historike e qytetit me ndërtesa shumëngjyrëshe dhe atmosferë tipike italiane.
Vetëm pak minuta më tej ndodhet Shtëpia e Juljetës (Casa di Giulietta), një nga vendet më të vizituara në Verona dhe simboli i historisë së Romeo dhe Juljetës.
Pasdite mund të bëni një shëtitje drejt Ponte Pietra, ura më e vjetër e qytetit mbi lumin Adige, ose të ngjiteni në Castel San Pietro, një nga pikat panoramike më të bukura për të parë Veronën nga lart.
Para kthimit, një aperitivo italian në qendrën historike është mënyra perfekte për ta mbyllur këtë ditë në Verona.
Informacion i rëndësishëm:
• Pashaporta duhet të ketë minimumi 3 muaj vlefshmëri mbi afatin e skadencës
• Check-in bëhet 24 orë para nisjes dhe para kthimit
• Duhet të jeni në aeroport 2 orë para nisjes dhe para kthimit
• Çmimi dhe disponueshmëria janë momentale dhe mund të ndryshojnë
18+ años
0 - 17 años