Inicia sesión para continuar
Itinerar ditor ne Rome – 22 Prill
Nisja nga Tirana heret ne mengjes drejt Rome. Pas mberritjes ne aeroportin e Fiumicino, transferim drejt qendres se qytetit.
Dita mund te filloje me nje kafe dhe croissant tipik italian prane zones se Terminit, per te marre energji dhe per te nisur eksplorimin e qytetit.
Vizita e pare sugjerohet tek Colosseum, simboli me i famshem i Romes dhe nje nga monumentet me te njohura ne bote. Nga aty mund te vazhdoni nje shetitje te bukur drejt zones historike ku ndodhen edhe Roman Forum, zemra e Romes se lashte.
Me pas vazhdoni drejt Trevi Fountain, ku tradita thote qe duhet te hidhni nje monedhe per t’u kthyer perseri ne Rome. Atmosfera aty eshte gjithmone shume e gjalle dhe eshte nje nga vendet me te bukura per foto.
Rruga vazhdon drejt Pantheon, nje nga monumentet me te ruajtura te Perandorise Romake, dhe me pas drejt Piazza Navona, nje nga sheshet me elegante te qytetit me arkitekture dhe artist rruge.
Per dreke mund te ndaloni ne nje trattoria tradicionale per te provuar pasta carbonara, cacio e pepe ose nje pizza romane, shije tipike te kuzhines italiane.
Pasdite sugjerohet nje vizite ne Sheshin e Shen Pjetrit dhe Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan, nje nga vendet me te rendesishme historike dhe fetare ne bote.
Para nisjes drejt aeroportit mund te beni nje shetitje te shkurter ne Via del Corso, nje nga rruget kryesore te Romes me dyqane dhe atmosfere shume te bukur.
Shenim:
Pashaportat duhen 3 muaj mbi afatin e skadences.
Duhet te jeni 2 ore para nisjes dhe kthimit.
Checkin behet 24 ore para nisjes dhe kthimit
18+ años
0 - 17 años