Si te kaloni nje dite ne Venecia 26 Mars:
Nisja nga Tirana ne mengjes heret dhe mberritja ne Treviso ju jep mundesine te shfrytezoni maksimalisht diten ne nje nga qytetet me romantike ne bote. Nga aeroporti, transferi drejt Venecias eshte i thjeshte dhe panoramik, duke ju futur gradualisht ne atmosferen unike te lagunes.
NJE DITE NE VENECIA
Dita nis ne hyrje te Venecias, aty ku qyteti fillon te shpalose magjine e tij mes ujerave dhe ndertesave historike. Ecja drejt Piazza San Marco eshte eksperienca e pare e vertete: rruge te ngushta, ura te vogla, vitrina elegante dhe aroma e kafese italiane.
Ne zemren e qytetit ju pret Sheshi i Shen Markut, me Baziliken madheshtore dhe Pallatin e Doges, simbol i fuqise dhe historise se Republikes se Venedikut. Mund te ngjiteni ne Campanile per nje pamje spektakolare mbi qytetin dhe lagunen.
Me pas, nje dreke relaksuese ne nje restorant tipik venecian, me pamje nga nje kanal i qete, ku mund te shijoni pasta me fruta deti ose nje risotto tradicionale, e shoqeruar me nje gote vere italiane.
Pasdite sugjerohet nje xhiro me vaporetto ne Grand Canal, ku kaloni prane pallateve madheshtore dhe Ures se Rialtos. Per nje moment me intim dhe romantik, nje xhiro me gondole ne kanalet e ngushta eshte nje kujtim qe mbetet gjate.
Koha e lire eshte perfekte per shopping ne zonen e Rialtos, per te zbuluar punishte artizanale me maska tradicionale ose per nje espresso te fundit perpara kthimit.
Ne mbremje rikthimi drejt Treviso per fluturimin e kthimit ne Tirane, me nje dite te plote kujtimesh nga nje nga qytetet me magjike te Europes.
Informacione te rendesishme:
• Pashaportat duhen 3 muaj mbi afatin e skadences.
• Check in behet 24 ore para si ne vajtje dhe ne kthim.
Cmimi momental!