Ja itinerari i dites i menduar qe klientet ta shfrytezojne maksimum 8 Marsin ne Itali:
8 MARS NE TREVISO & VENEZIA – DITE FESTE
06:55 – Nisja nga Tirana
08:40 – Mberritja ne Treviso
09:30 – Transferte me autobus ose tren drejt Venezias (rreth 40 minuta)
10:30 – Filloni diten ne Piazza San Marco
Shijoni nje kafe italiane me pamje nga Bazilika e San Marcos dhe Pallati i Dozheve. Kohe perfekte per foto dhe per te ndjere atmosferen romantike te qytetit.
11:30 – Shetitje me gondole ose vaporetto neper kanale
Nje pervoje tipike veneziane qe e ben 8 Marsin edhe me special.
12:30 – Shopping ne rrugicat prane Rialtos
Suvenire, marka italiane dhe dhurata simbolike per festen.
14:00 – Dreke ne nje restorant tradicional
Provojeni pasta, pizza ose risotto me fruta deti, shoqeruar me nje prosecco italian.
15:30 – Shetitje e lire
Vizite ne Uren Rialto, Libreria Acqua Alta ose thjesht humbuni neper rrugicat romantike.
16:00 – Kthim drejt Treviso
Nese koha e lejon, nje shetitje e shkurter ne qendren e Trevisos, nje qytet i qete dhe shume elegant.
18:55 – Nisja nga Treviso
20:25 – Mberritja ne Tirane
Informacion i rendesishem
• Pasaporta duhet te kete minimumi 3 muaj vlefshmeri mbi afatin e skadences
• Check in online behet 24 ore para nisjes dhe 24 ore para kthimit
• Cmimi eshte momental dhe mund te ndryshoje sipas disponueshmerise
Nje dite e plote feste, emocion dhe stil italian per 8 Marsin.