Si ta kaloni Shen Valentinin ne Verona brenda nje dite
Qyteti i dashurise. Qyteti i Romeos dhe Julies. Verona eshte zgjedhja perfekte per nje Shen Valentin ndryshe, intim dhe plot emocione, edhe nese keni vetem nje dite ne dispozicion.
Mbërritja dhe takimi i pare me qytetin
Pas mbërritjes rreth mesdites, nisni diten me nje transfer te qete drejt qendres historike. Qe ne hapat e pare, Verona ju pret me sheshe elegante, rruge kalldrëmi dhe nje atmosfere romantike qe ndihet ne ajer.
Dreke e lehte per dy
Nje dreke e ngrohte ne nje restorant afer Arenes eshte menyra ideale per te nisur festen e dashurise. Kuzhina italiane, vera lokale dhe pamja e qytetit krijojne momentin perfekt per te shijuar kohen bashke, pa nxitim.
Shëtitje mes historise dhe dashurise
Pas drekes, ecni dore per dore drejt Arenes se Verones, nje nga simbolet me te bukura te qytetit. Vijoni me Via Mazzini, rruga me elegante e qytetit, deri te Casa di Giulietta. Nje ndalese simbolike ne ballkonin e famshem te Julies, aty ku dashuria u be legjende.
Pamje panoramike per momente te paharrueshme
Ngjitja drejt Castel San Pietro ju dhuron pamjen me romantike mbi lumin Adige dhe qytetin e vjeter. Ky eshte momenti ideal per foto, per nje puthje dhe per te ndalur pak kohen.
Aperitiv ne sheshet me te bukura
Ne pasdite, Verona gjallërohet. Nje aperitiv ne Piazza delle Erbe ose Piazza dei Signori, me nje gotë vere Valpolicella apo Aperol Spritz, shoqerohet me muziken e qytetit dhe dritat e pasdites.
Darke romantike dhe mbyllje perfekte
Darka ne nje trattoria tradicionale ne qender eshte kulmi i dites. Menu tipike italiane, qirinj, vere e mire dhe nje atmosfere intime qe e ben Shen Valentinin tuaj te ndihet i vecante.
Para nisjes drejt aeroportit, nje shëtitje e fundit neper rruget e ndricuara te qytetit dhe nje ndalese para Arenes, tani e ndricuar ne mbremje, eshte menyra me e bukur per t’i thene mirupafshim Verones.
Mos harroni 2 ore para nisjes duhet te shkoni ne aeroport.
Pashaportat duhen 3 muaj mbi afatin e skadences.
Cmimi dhe disponushmeria momentale!