Inicia sesión para continuar
Sugjerimi im per nje tur 1 ditor ne Venecia – Si ta shijoni sa me bukur
Nje dite ne Venecia eshte perfekte per te prekur magjine e qytetit mbi uje. Me oraret qe keni, dita organizohet shume mire dhe ju lejon te shihni pikat kryesore pa stres dhe me ritmin e duhur.
Nisja:
08:40 – 09:30
Pas mberritjes ne Treviso, merrni autobusin ekspres drejt Venezia Piazzale Roma. Udhetimi eshte i qete dhe ju fut direkt ne atmosferen veneciane.
09:30 – 10:00
Shëtitje e lehte drejt Canal Grande ose nje udhetim me vaporetto. Pamja e qytetit nga uji eshte nje hyrje fantastike ne diten.
10:00 – 11:00
Ponte di Rialto dhe tregu tradicional prane saj. Perfekt per foto, energji dhe nje shije nga jeta lokale.
11:00 – 12:00
Piazza San Marco, pika me ikonike e qytetit. Sheshi i madh, bazilika dhe pallatet rreth e rrotull krijojne nje atmosfere te mrekullueshme.
12:00 – 13:00
Dreke e shpejte ne nje trattori komode. Pasta e fresket ose pizza jane gjithmone zgjedhje e mire.
13:00 – 14:00
Nje xhiro me gondole per nje moment te embel dhe romantik ne kanalet e qeta. Experienca tipike veneciane.
14:00 – 15:00
Shëtitje drejt Ponte dell’Accademia. Dyqane artizanale, maska veneciane dhe nje kafe e mire italiane.
15:00 – 16:30
Kthim i qete drejt Piazzale Roma me ndalesa te vogla per shopping ose gelato.
17:00
Nisja me autobus drejt aeroportit Treviso per fluturimin e kthimit.