Milano në një ditë – eksperienca perfekte për një city break
Ky udhetim ju jep mundesine te perjetoni nje nga qytetet me elegante ne Europe, ku historia, moda dhe stili italian bashkohen ne menyre perfekte.
Pas mberritjes ne aeroportin e Bergamos, transferimi drejt Milanos eshte i thjeshte dhe ju vendos direkt ne qender te jetes se qytetit.
Dita nis me nje kafe klasike italiane prane Duomo di Milano, simboli me ikonik i qytetit. Vizita ne katedrale dhe ngjitja ne tarrace eshte nje nga momentet qe nuk duhet humbur, per nje pamje mbreselenese mbi Milano.
Me pas, nje shëtitje ne Galleria Vittorio Emanuele II ju fut ne nje atmosfere luksi dhe elegance, perfekte per foto dhe per te ndjere stilin italian.
Zona e Brera eshte ideale per nje dreke te qete dhe autentike, ne nje ambient artistik dhe shume karakteristik.
Pasdite mund te vazhdoni eksplorimin me nje vizite ne Castello Sforzesco dhe parkun perreth, ose te shijoni eksperiencen e modes ne rrugen luksoze Via Montenapoleone.
Per ata qe duan art dhe kulture, Milano ofron mundesine per te pare edhe kryevepra te njohura boterisht, duke e kthyer diten ne nje pervoje te plote.
Ne fund te dites, nje aperitivo tipik italian eshte menyra perfekte per ta mbyllur eksperiencen, duke shijuar atmosferen unike qe vetem Milano di te ofroje.
Informacion i rendesishem:
Cmimet dhe disponueshmeria jane momentale
Check-in behet 24 ore para nisjes dhe kthimit
Pashaporta duhet te jete minimumi 3 muaj mbi afatin e skadences