Ka udhetime qe thjesht i viziton, dhe ka udhetime qe i ndjen. Lombok + Gili Island eshte pikerisht ai kombinim qe te shkeput nga rutina dhe te fut ne nje bote tropikale te paster, me plazhe te virgjer, ujera kristal dhe ritme jete qe ecin ngadale. Kjo pakete eshte menduar per ata qe duan dicka me autentike se Bali klasik, por po aq magjepsese, me komoditet maksimal dhe organizim pa stres nga fillimi deri ne fund.
Cfare perfshin paketa
• Bileta avioni Tirane – Xhakarta
• Bileta avioni Xhakarta – Lombok
• Bileta avioni Lombok – Tirane
• Transport i organizuar Lombok – Gili Island – Lombok
• Akomodim ne hotele te perzgjedhura me kujdes
• Qendrimi ne Kimaya Slipi Jakarta by Harris
• Qendrimi ne Sheraton Senggigi Beach Resort Lombok
• Qendrimi ne Corabelle Gili Air
• Vaktet sipas hotelit perkates
• Bagazhe te plota te perfshira
Pse Lombok dhe Gili Island jane zgjedhja perfekte tani
Maj eshte nje nga periudhat me te mira per Indonezine. Moti eshte ideal, plazhet jane ne formen e tyre me te bukur dhe destinacionet nuk jane ende te mbipopulluara. Lombok ofron plazhe te qeta, resorte luksoze dhe perendime qe te lene pa fjale, ndersa Gili Air eshte definicioni i pushimit tropikal, pa makina, me snorkeling fantastik dhe nje ndjenje lirie qe e ndjen qe ne minuten e pare.
Kjo pakete eshte perfekte per ata qe duan qetesi, eksperience autentike dhe luks te balancuar, larg turizmit masiv.
Kjo eshte nje nga ato paketa qe nuk qendrojne gjate online, sepse kombinojne destinacione premium, data perfekte dhe organizim te plote.
E rendesishme per cmimin
Cmimet jane momentale dhe dinamike, ne varesi te dates se rezervimit dhe disponueshmerise ne momentin e konfirmimit. Per kete arsye, verifikimi dhe rezervimi sa me shpejt eshte gjithmone zgjedhja me e mire.
Nese po kerkon nje udhetim qe te jape ndjesine e vertete te tropikut, me organizim profesional dhe eksperienca qe mbahen mend gjate, Lombok + Gili Island 11–21 Maj eshte zgjedhja ideale.
Na kontakto tani dhe le ta konfirmojme bashke kete udhetim para se cmimet te ndryshojne.