Ka udhëtime që nuk janë thjesht pushime, por përvoja që mbahen mend gjatë. Sanya, perla tropikale e Kinës, është një prej atyre destinacioneve që surprizon që në momentin e parë. Plazhe me rërë të bardhë, det i kristaltë, palmë, relaks absolut dhe një resort ikonë që shpesh krahasohet me Maldivet. Atlantis Sanya nuk është thjesht hotel, është një botë më vete, perfekte për çifte, familje dhe për këdo që kërkon luks, argëtim dhe rehati në një nivel tjetër.
Paketa përfshin gjithçka që të duhet për një udhëtim :
• Bileta avioni Tiranë – Sanya
• Bileta avioni Sanya – Hong Kong
• Bileta avioni Hong Kong – Tiranë
• Akomodim 5 netë në Sanya në Atlantis Sanya
• Akomodim 3 netë në Hong Kong
• Mengjese të përfshira
• Bagazhe të përfshira
Pse kjo paketë duhet rezervuar tani
Sanya është një destinacion që po bëhet gjithmonë e më i kërkuar, sidomos për resorte ikonë si Atlantis. Disponueshmëria është e kufizuar dhe cmimet ndryshojnë shpejt, sidomos për kombinime të tilla ekzotike. Rezervimi i hershëm do të thotë çmim më i mirë, më shumë zgjedhje dhomash dhe siguri për datat që dëshiron.
Ky është udhëtimi ideal nëse kërkon diçka ndryshe nga Europa klasike. Një pushim që të jep ndjesinë e Maldivit, por me energjinë dhe madhështinë e Azisë.
Është e rëndësishme të dish se cmimet janë dinamike dhe varen nga data e nisjes, disponueshmëria e fluturimeve dhe e hotelit. Për këtë arsye, verifikimi dhe rezervimi sa më herët është thelbësor për të siguruar ofertën më të mirë.
Nëse po kërkon një pushim që të bën të thuash “këtë vit bëra diçka vërtet speciale”, atëherë Atlantis Sanya është zgjedhja e duhur. Rezervo tani, sepse vendet për paketa të tilla nuk zgjasin shumë. Ne jemi këtu për ta konfirmuar menjëherë dhe për ta kthyer këtë udhëtim në realitet.