Inicia sesión para continuar
Si te kaloni nje dite perfekte ne Milano 14 Shkurt:
Filloje diten ne zemren e qytetit, tek Duomo di Milano, simboli me i njohur i Milanos. Sheshi eshte gjithmone plot energji dhe eshte pika perfekte per te ndjere atmosferen e qytetit. Vizita ne katedrale eshte shume mbreselenese, ndersa tarracat ofrojne pamje fantastike mbi qytet per ata qe duan dicka me speciale.
Vetem disa hapa me tutje ndodhet Galleria Vittorio Emanuele II, nje nga galerite me elegante ne Europe. Ketu mund te shijosh nje kafe klasike milaneze, te besh shopping ne butikët luksoze ose thjesht te shijosh arkitekturen.
Vazhdo me nje ecje te qete drejt Castello Sforzesco, nje nga monumentet historike me te rendesishme te qytetit. Zona perreth eshte shume e kendshme dhe lidhet natyrshem me Parco Sempione, ideal per nje pushim te shkurter dhe pak relaks.
Per nje eksperience me artistike dhe autentike, Brera eshte zgjedhja ideale. Rruget e ngushta, galeritë e artit dhe restorantet e vogla e bejne kete zone shume te dashur per vizitore dhe lokale.
Diten mund ta mbyllesh ne menyren me tipike milaneze, ne Navigli, zona e kanaleve. Atmosfere shume e gjalle, ideale per aperitivo ose nje darke te lehte buzë ujit, me restorante dhe bare te shumta per cdo shije.
Ky itinerar eshte fleksibel dhe i pershtatshem per nje dite te vetme, duke kombinuar pamjet kryesore, shëtitjen, shijen lokale dhe relaksin, pa nxitim dhe pa stres. Nese klienti deshiron, mund te personalizohet sipas interesave si shopping, art, gastronomi ose stil luxury.
Cmimi dhe disponushmeria momentale!