Rome 31 Janar brenda dites:
Rome eshte qytet qe shijohet me ecje, ndalesa spontane dhe atmosfere. Edhe brenda nje dite mund te perjetohet shume mire nese levizni lehte dhe pa nxitim.
Sugjerohet nisja nga zona e Colosseum dhe Foro Romano, edhe vetem nga jashte. Arkitektura, historia dhe energjia e kesaj zone japin menjehere ndjesine e Rome-s antike dhe jane perfekte per foto.
Nga aty, ecje drejt Piazza Venezia dhe vazhdim neper rruget historike drejt Pantheon. Pantheon eshte nje nga monumentet me mbreselenese ne Rome dhe vizitohet shpejt.
Me pas, nje ndalese shume e bukur eshte Trastevere, nje nga lagjet me autentike. Rruge te vogla, sheshe plot jete dhe restorante tradicionale. Ideale per dreke me kuzhine romane si carbonara, cacio e pepe ose amatriciana.
Pas drekes, vazhdoni drejt Vatikanit per te vizituar Sheshin e Shen Pjetrit dhe Baziliken. Edhe pa muze, vetem kjo zone ja vlen per madheshtine dhe qetesine qe transmeton.
Shëtitja mund te vazhdoje prane lumit Tiber, rreth Castel Sant’Angelo, nje zone shume fotogjenike dhe relaksuese.
Ne pjesen e dyte te dites, sugjerohet Piazza Navona dhe Campo de’ Fiori, sheshe plot atmosfere, artiste rruge dhe kafene tipike.
Nje ndalese e domosdoshme eshte Fontana di Trevi, simbol i Rome-s. Hedhja e monedhes eshte nje ritual qe nuk mungon.
Per mbremje, zona Spanish Steps, Via del Corso ose Monti jane perfekte per nje shëtitje te lehte dhe nje darke relaksuese, qofte me pice romane apo nje vere italiane.
Cmimet jane gjithmone momentale!