Miresevini ne Rome, qytetin ku cdo hap te con drejt historise, shijes dhe romances. Kjo dite eshte menduar qe ta shijoni pa nxitim, me ritmin tipik italian dhe me momente qe mbeten gjate ne kujtese, sidomos nese udhetoni per Shen Valentinin.
Dita nis heret nga Tirana dhe ne 07:45 mberritja ne Rome Fiumicino ju jep mundesine ta kapni qytetin ne oren me te bukur te mengjesit.
Pas transferes drejt qendres, rreth ores 09:00, nje kafe italiane ne Piazza di Spagna ose Campo de’ Fiori eshte menyra perfekte per ta nisur diten.
Rome ne kete ore eshte e qete, elegante dhe shume fotogjenike.
Paraditja i kushtohet ikonave qe e bejne Romen te paharrueshme. Shteitje panoramike te Colosseum nga jashte, Forumi Romak dhe Piazza Venezia, ku historia ndihet ne cdo cep. Me pas dreke e lehte ne Trastevere, nje zone autentike dhe romantike, ideale per pasta tradicionale dhe nje gote vere italiane.
Pasditeja eshte per shijim dhe romance. Vizite te Fontana di Trevi per te hedhur monedhen e fatit, nje shteitje ne Piazza Navona me nje gelato artizanale dhe kohe e lire per shopping ose eksplorim ne rruget karakteristike te qendres historike.
Per Shen Valentinin, momenti me i vecante vjen ne perendim dielli. Sugjerohet Gianicolo Hill ose Pincio Terrace, ku pamja e Romes eshte thjesht magjike. Nje ndalese perfekte per foto romantike dhe nje kujtim qe do ta mbani gjithmone me vete. Darka mund te organizohet ne nje restorant intim me qirinj, atmosfere te ngrohte dhe kuzhine tipike romane.
Pas darkes, rekomandohet nisja drejt aeroportit Fiumicino rreth ores 19:30, duke qene se fluturimi eshte ne 22:35.
Ne aeroport duhet te jeni minimumi 2 ore e gjysem perpara nisjes per nje udhetim te qete dhe pa stres.
Cmimet e fluturimeve jane momentale dhe mund te ndryshojne ne cdo kohe ne varesi te disponibilitetit.
Rezervimi i hershem ju siguron cmimin me te mire dhe vendet per datat e deshiruara.