Cfare te vizitosh ne Dubai?
Lumturia, pjese e skuadres te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Dubai duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:
Unë jam Lumturia, pjesë e skuadrës Kalemi dhe sot do ju tregoj për eksperiencën time në Dubai
Një përrallë, duket si një qytet fantazi… nuk di nga t’ia filloj!
Fluturimin e bëra për në Abu Dhabi, pasi ka fluturime direkte me WizzAir dhe çmimet e biletave janë më lirë. Distanca Abu Dhabi – Dubai është shumë afër, rreth 1 orë e 30 min me makinë, dhe në këtë mënyrë vizitohen të dyja qytetet e Emirateve. Të sugjeroj të marrësh makinë me qera. Është super lirë, del më lirë se lëvizjet me taxi apo me trena. Tek Kalemi ne ju asistojmë për të rezervuar makinën me qera.
Ditën e parë e kalova në Abu Dhabi në The St. Regis Saadiyat Island Resort 5* dhe këtë ditë e shfrytëzova për plazh. Rëra e bardhë, resorti super luksoz, dhe mëngjesi…. fantastik. Më dukej sikur isha në Maldive jo në Abu Dhabi Meqënëse nuk kisha shumë kohë për të vizituar Abu Dhabin, atraksionet që unë vizitova dhe sugjeroj janë Xhamia Sheikh Zayed dhe Ferrari World, por nëse ti ke me shumë kohë për të qëndruar në Abu Dhabi, unë të sugjeroj edhe muzeun e Louvre Abu Dhabi, Warner Bros World dhe Emirates Palace. Në darke u nisa për Dubai. Hoteli që zgjodha në Dubai ishte Radisson Blu Waterfront 5*, sepse ishte relativisht lirë dhe shumë afër (walking distance) me Dubai Fountain dhe Burj Khalifa. Mbrëmjen e kalova në restorantet buzë Dubai Fountain për të shijuar spektaklin e shatërvanëve që bëhet çdo mbrëmje.
Ditën e dytë kisha rezervuar jeep safari në shkretëtirë + quad safari + xhiro me deve + mbrëmje me belly dancer në shkretëtirë Një eksperiencë shumë e bukur dhe shumë e veçantë. Jeep safari ishte plot adrenaline, frikë dhe qejf në të njëjtën kohë. Dukej sikur zhyteshe ne rere. Një “must” nëse do vizitosh Dubain. Mbrëmja me belly dancer ishte gjithashtu shumë e vacante dhe i dha mbrëmjes nuanca magjike.
Sugjerim: ka disa operatorë ne Dubai qe e ofrojne këtë tour dhe çmimet variojne. Do shikoni që i njëjti tour mund të kushtojë shumë lirë në disa & shumë shtrenjtë në disa operatorë të tjerë. Unë sugjeroj të rezervosh aty ku çmimet janë nga i mesëm në të larte, jo çmim të lirë, sepse një udhëtim i lirë çedon në cilësi, në profesionalizmin e shoferit, vjetërsinë e motorrave dhe cilësinë e ushqimit në mbrëmje. Në turizëm, miti “mirë dhe lirë” nuk ekziston
Ditën e tretë e nisa me ngjitje në Burj Khalifa … ishte thjesht WOW, sikur e shikoje Dubain nga avioni Më pas u nisa drejt qytetit të vjetër të Dubait. Po po, Dubai ka një qytet të vjeter veç ndërtesave luksose. Vizita në këtë qytet ishte si një udhëtim në kohë, ndërtesa tradicionale arabe, rrugët e ngushta, dyqane me souvenire dhe ushqim tradicional arab. Ta sugjeroj ta vizitosh patjeter.Nga qyteti i vjetër, vazhdova vizitën për në pjesën e re të Dubait, Dubai Marina. Përjetova një nga ekpseriencat më të bukura në jetë, Zip Line Marina Kujdes: duhet të rezervosh në avancë, para se të shkosh në Dubai, sepse nuk gjen vende në Zip Line Marina.Zipline fillonte nga një ndërtese e lartë, vazhdonte mespërmes qytetit, mbi rrugë dhe lumin e qytetit, dhe përfundonte në Dubai Marina. M’u duk vetja si Pitter Pan, sikur po fluturoja mbi Dubai Duket një eksperiencë e frikshme, por të garantoj që jo, ishte shuuumë e bukur. Nëse do të provosh dicka më të frikshme dhe më shumë adrinalinë, unë të sugjeroj hedhjen nga avioni. Unë nuk guxova ta bëja hahahaha, por disa miqtë e mi e kanë provuar dhe e kanë vlerësuar si eksperiencën më të bukur në jetë.
Një eksperiencë tjetër më pak e kushtueshme është noti me delfinat në Atlantis Dubai. Unë nuk e provova sepse e tejkalonte buxhetin tim, por nuk mendoj për eksperiencë më të bukur se sa të luash dhe të notosh me delfinet.
Pasdite u ngjita në The View at the Palm, për një pamje fantastike të Atlantis Dubai, një nga hotelet më luksoze në botë, vizitova këtë hotel dhe më pas u nisa drejt Madinat Jumeirah për të shijuar pamjen fantastike të Burl Al Arab.
Ditën e katërt, vizitova Dubai Miracle Garden, Dubal Mall dhe Dubai Aquarium.
Dubai ka shumë gjëra për të vizituar dhe 4-5 ditë nuk mjaftojnë për ta vizituar gjithë qytetin për të përjetuar gjithë eksperiencat që ai ofron, por këto që unë përzgjodha për udhëtimin tim janë më kryesoret sepse janë përzgjedhur nga konsulentet e Kalemi Travel
Cfare te vizitosh ne Dubai?
Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Dubai. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.kalemi.com.
Per udhetim ne Dubai ne grup klikoni KETU.