Udhetim me Bernina Express: France – Zvicer – Itali 2 & 4 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim me Bernina Express

  • Udhetim me Bernina Express Milano - Como - St Moritz

Nje udhetim me Bernina Express eshte nje eksperience qe kombinon qytete ikonike, peizazhe spektakolare dhe nje nga udhetimet me tren me te vecanta ne Europe.
Programi nis nga Tirana dhe ju con fillimisht ne Milano, me pas drejt Tirano-s, nga ku fillon aventura me trenin e kuq Bernina drejt St Moritz. Dita e dyte vazhdon me vizitat kryesore ne Milano dhe nje ndalese ne zonen e Liqenit te Como-s.

🟢Datat e nisjeve:

Itinerari 1 (Milano – Como, 2 dite)

Vizitohen: Milano – Tirano – St. Moritz – Lecco – Como

  • Tetor: 17-18, 24-25, 31 – 1 Nentor
    – €195/person
  • Nentor: 21-22
    – €195/person
  • Nentor: 28-29
    – €255/person
  • Dhjetor: 5-6, 12-13
    – €195/person
  • Janar: 9-10
    – €255/person
  • Janar: 16-17
    – €229/person
  • Janar: 23-24, 30-31
    – €195/person

Itinerari 2 (France – Zvicer – Itali, 4 dite)

Vizitohen: Annecy – Gjeneva – Montreux – Lucerna – Zurich – St. Moritz – Tirano – Como – Milano

  • 28 Nentor – 1 Dhjetor
    – €495/person

Programi per Udhetim me Bernina Express

Itinerari 1 (Milano – Como, 2 dite)

Vizitohen: Milano – Tirano – St. Moritz – Lecco – Como

1️⃣Dita e pare Udhetim me Bernina Express

Paraqitja behet ne Aeroportin Nene Tereza per takimin me guiden dhe shoqeruesin e grupit.
Nisja nga Tirana realizohet me fluturim direkt drejt Milano Malpensa ne oren 07:00, me mberritje ne oren 09:00.
Pas mberritjes ne Itali, nisja vazhdon me autobus drejt Tirano, duke kaluar pergjate zones se Liqenit te Como-s.

Tirano dhe udhetimi me trenin e kuq Bernina

Pas mberritjes ne Tirano fillon nje nga momentet kryesore te ketij programi: udhetimi me trenin Bernina drejt St Moritz.
Udhetimi me tren zgjat rreth 2 ore e 15 minuta.
Itinerari Bernina lidh Tirano-n ne Itali me St Moritz ne Zvicer dhe kalon mes peizazheve me akullnaja, liqene dhe lugina, pjese te Trashegimise Boterore te UNESCO-s.
Kjo eshte pjesa e udhetimit ku vete rruga kthehet ne eksperience, me pamje panoramike qe mund te shijohen direkt nga treni.

Vizite ne St Moritz

Pas udhetimit me trenin Bernina, mberritja behet ne St Moritz.
Programi parashikon viziten e qytetit turistik dhe me pas kohe te lire ne St Moritz.
Do te keni mundesi te shetisni dhe te shijoni atmosferen e qytetit perpara nisjes se kthimit drejt Milanos.
Ne perfundim te dites realizohet kthimi ne Milano dhe akomodimi ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Dita e dyte fillon me mengjesin ne hotel dhe me pas nisja drejt qendres se Milanos.
Programi vazhdon me nje vizite me guide ne disa nga atraksionet me te njohura te qytetit.

Cfare do te vizitoni ne Milano?

Gjate vizites ne Milano jane parashikuar:

  • Castello Sforzesco
  • Piazza del Duomo
  • Katedralja e Milanos
  • Galleria Vittorio Emanuele II
  • Teatro alla Scala

Pas vizitave do te keni edhe kohe te lire ne Milano.

Lecco dhe Liqeni i Como-s

Pas perfundimit te vizites ne Milano, programi vazhdon drejt Lecco, nje qyteze piktoreske e vendosur buze Liqenit te Como-s.
Ne kete zone do te keni kohe te lire perpara transferimit drejt aeroportit.
Pas vizites, nisja behet drejt aeroportit per fluturimin e kthimit.
Fluturimi Milano – Tirane eshte parashikuar ne oren 22:00, me mberritje ne Tirane ne oren 23:50.

🛈Ne pakete perfshihen:

  • Biletat e avionit Tirane – Milano – Tirane
  • Transporti dhe transfertat me autobuz sipas programit
  • Akomodimi ne hotel per 1 nate me mengjes
  • Guida sipas programit dhe shoqerues nga agjensia
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 8 kg.
    (Kujdes: Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pakete nuk perfshihen:

  • Drekat dhe Darka gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qytetit 5 Eur/ Personi
  • Biletat e Trenit Te kuq Rajonal Bernina (One Way) + 35 Euro

Shenime & informacione te rendesishme!
VENDTAKIMI I NISJES: Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 3 orë përpara

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë
dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e
noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë
dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj Evrope, 6 Muaj e gjithe Bota. Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit
më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
► Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do të zbatohet i
plotë me korigjimet dhe spostimet e nevojshme.
► Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat, por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të
shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi i autobusit ka ndalesë
ligjore në orarin e punës.
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve
atmosferike apo forca te ndryshme madhore. Nëse ndryshojnë kriteret, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit,
kthehet pagesa, pa vlerën e biletës (Parapagesa), vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore, ne do të kryejmë proçedurën
për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj.

Itinerari 2 (France – Zvicer – Itali, 4 dite)

Vizitohen: Annecy – Gjeneva – Montreux – Lucerna – Zurich – St. Moritz – Tirano – Como – Milano

1️⃣Dita e pare Udhetim me Bernina Express

Nisja nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes ne oren 06:00, me fluturim drejt Lyon-it. Mberritja ne Lyon rreth ores 08:00. Pas marrjes se bagazheve, nisemi me autobus drejt Annecy, nje nga qytetet me piktoreske te Frances, i njohur edhe si “Venecia e Alpeve”. Gjate vizites do te eksplorojme qendren historike te Annecy-t, me:

  • kanalet karakteristike
  • rrugicat mesjetare
  • shetitoren buze liqenit

Do te kete kohe te lire per shetitje, fotografi dhe dreke. Me pas vazhdojme udhetimin drejt Gjeneves, nje nga qytetet me elegante dhe nderkombetare te Zvicres. Gjate vizites panoramike do te kemi mundesi te shohim disa nga pikat kryesore te qytetit:

  • Liqeni i Gjeneves
  • Jet d’Eau
  • Flower Clock
  • qendra historike e Gjeneves

Ne perfundim, sistemimi dhe akomodimi ne hotel ne Gjeneve. Mbremje e lire.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit, nisemi drejt Montreux, qytet i vendosur ne brigjet e Liqenit te Gjeneves. Do te kemi kohe per te eksploruar qytetin dhe per te shijuar shetitoren buze liqenit dhe atmosferen karakteristike te Montreux. Me pas vazhdojme drejt Lucernes, nje nga destinacionet me te njohura te Zvicres.
Gjate vizites ne qytet do te shohim:

  • qendren historike
  • Kapellbrücke, Ura e Kapeles
  • shetitoren buze Liqenit te Lucernes
  • rrugicat karakteristike te qytetit te vjeter

Pas perfundimit te vizites, nisemi drejt Zurich-ut. Sistemimi dhe akomodimi ne hotel ne Zurich. Mbremje e lire per te shijuar qytetin.

3️⃣Dita e trete

Pas mengjesit, nisemi heret nga Zurich drejt St. Moritz, nje prej destinacioneve alpine me te njohura te Zvicres. Pas mberritjes ne St. Moritz, do te kemi kohe te lire per shetitje ne qender dhe prane liqenit, duke shijuar panoramen e zones. Me pas nis nje nga eksperiencat me te vecanta te ketij udhetimi.

Udhetimi me trenin e kuq panoramik

Nisja me tren nga St. Moritz drejt Tirano-s, pergjate nje prej linjave hekurudhore alpine me spektakolare te programit.
Gjate udhetimit do te shijojme pamje me:

  • liqene
  • ura
  • lugina
  • kalime malore
  • peizazhe alpine

Udhetimi na con nga Zvicra drejt Italise, deri ne mberritjen ne Tirano. Ne Tirano do te na prese autobusi turistik, me te cilin do te vazhdojme drejt Milanos. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Milano. Mbremje e lire.

4️⃣ Dita e katert

Pas mengjesit, nisemi drejt Liqenit te Como-s. Mberritja ne Como, ku do te vizitojme qendren historike dhe do te bejme nje shetitje pergjate liqenit. Do te kete kohe te lire per te shijuar atmosferen e qytetit, per shetitje dhe fotografi. Me pas rikthehemi ne Milano.

Vizite ne Milano

Gjate vizites ne qendren historike te qytetit do te shohim disa nga pikat me te njohura:

  • Duomo di Milano
  • Galleria Vittorio Emanuele II
  • Piazza del Duomo
  • Teatro alla Scala

Do te keni gjithashtu kohe te lire per shopping, dreke dhe shetitje individuale ne qender te Milanos. Ne orarin e percaktuar, nisja me autobus drejt aeroportit. Fluturimi Milano – Tirane ne oren 20:50. Mberritja ne Tirane dhe perfundimi i udhetimit.

🛈Ne pakete perfshihen:

  • Biletat e avionit vajtje – ardhje
  • Shoqerues shqiptar gjate udhetimit
  • Transporti dhe transfertat me autobuz sipas programit
  • Akomodimi ne hotel 3* ose 4*
  • Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40 × 30 × 20 cm

🛈Ne pakete nuk perfshihen:

  • Siguracionin shëndetësor të udhëtimit
  • Hyrjet në monumente, muzeume dhe atraksione
  • City Tax, sipas tarifave të hotelit përkatës
  • Çdo shërbim apo shpenzim tjetër që nuk është përmendur në rubrikën Ne pakete perfshihen

Udhetim me Bernina Express

Nje program per ata qe nuk duan thjesht te arrijne ne destinacion, por duan te shijojne edhe vete rrugen.

Rezervo Udhetim me Bernina Express dhe perjeto Milano, St Moritz dhe Liqenin e Como-s ne nje eksperience te vetme.

FAQ – Pyetje te shpeshta per Udhetim me Bernina Express

Sa zgjat udhetimi me trenin Bernina?

Sipas programit, udhetimi me tren zgjat rreth 2 ore e 15 minuta.

A perfshihet bileta e trenit Bernina ne cmimin e paketes?

Jo. Bileta one way e trenit te kuq rajonal Bernina ka nje pagese shtese prej 35€ per person.

Sa net akomodim perfshihen?

Paketa perfshin 1 nate akomodim ne hotel me mengjes.

A vizitohet St Moritz?

Po. Pas udhetimit me trenin Bernina programi perfshin vizite dhe kohe te lire ne St Moritz.

Cfare vizitohet ne Milano?

Programi perfshin Castello Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralen e Milanos, Galleria Vittorio Emanuele II dhe Teatro alla Scala.

Cfare bagazhi perfshihet?

Lejohet nje cante personale me permasa deri ne 40 x 30 x 20 cm dhe deri ne 8 kg. Bagazhet e tjera kane kosto shtese.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: