Viti i Ri në Vjenë
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 12.25 – Mbrritje në Vjenë më 14.10. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizite e lirë. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizite e lirë në qendër të qytetit. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 14:45 – Mbrritje në Tiranë në 16:20.
Pagesa përfshin:
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Udhetim turistik në Vjenë per nderrimin e viteve nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Vjene përfshin udhëtime nëpër qendrat kalsike më të rëndësishme të kryeqytetit Austriak. Vjena është vecanërisht e njohur për eventet e saj kulturore, kafenete dhe historinë e fortë të lidhur më kafen, monumentet e shumta e pompoze perandorake, tavernat e rehatshme të verërave, si dhe sharmin e përgjitshëm të qytetit. Agjensia turistike Kalemi Travel ua ofron me krenari Vjenën si destinacion turistëve sidomos gjatë periudhës së nderrimit te viteve apo Dimrit. Më poshtë janë detajet e udhëtimit: