Viti i Ri 2027 në Dubai

🟢Datat e nisjeve:
- 28 Dhjetor – 2 Janar 2027 duke filluar nga 1399€/person
Paketa përfshin fluturimin direkt Tiranë–Dubai–Tiranë, bagazhin 20 kg, akomodimin me mëngjes dhe transfertat aeroportuale. Gjatë qëndrimit mund të zgjedhësh ture dhe eksperienca opsionale, duke kombinuar vizitat me kohën e lirë.
Zgjidhni hotelin per qendrimin tuaj.
Cmimet me poshte jane per person, per paketen me 5 net qendrimi.
| Hoteli | Cmimi per person |
| Citymax Bur Dubai | 1399€ |
| Signature Tecom 4* | 1499€ |
| Millennium Place Al Barsha 4* | 1599€ |
| Golden Tulip Media Hotel 4* | 1739€ |
| Millennium Place Marina 4* | 1839€ |
Cmimi per Darken Gala te Vitit te Ri
| Hoteli | Darka Gala per person | Detaje |
| Citymax Bur Dubai | 125€ | Perfshirja e pijeve konfirmohet gjate rezervimit. |
| Signature Tecom | 120€ | Pa pije alkolike. |
| Golden Tulip Media Hotel | 125€ | Me pije alkolike. |
Per Millennium Place Al Barsha dhe Millennium Place Marina, tarifa dhe kushtet e darkes Gala konfirmohen gjate kerkeses. Gjithashtu konfirmohet nese darka eshte e detyrueshme per hotelin dhe tarifen e zgjedhur.
1️⃣Dita e pare
Aventura jone fillon ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes, ku do te takohemi me guiden e Kalemi Travel per procedurat e nisjes. Fluturojme direkt drejt Dubait, me orar 12:25 – 20:50, duke lene pas dimrin shqiptar per te mberritur ne nje prej qyteteve me mbreselenese te Emirateve te Bashkuara Arabe.
Pas mberritjes ne aeroport, organizohet transferta drejt hotelit dhe akomodimi. Nje mbremje per t’u sistemuar, per te pushuar dhe per t’u pergatitur per ditet e bukura qe na presin ne Dubai.
2️⃣Dita e dyte
Pas mengjesit ne hotel, mund te zgjidhni te merrni pjese ne Dubai City Tour, nje ekskursion opsional qe ju prezanton me atraksionet me te njohura te qytetit. Nga arkitektura futuriste te tregjet tradicionale, kjo eshte dita ideale per te njohur kontrastet qe e bejne Dubain kaq te vecante.
Programi nis me zonen e Xhamise Jumeirah dhe vazhdon pergjate Sheikh Zayed Road, bulevardit te njohur ku ndodhen ndertesa ikonike si Emirates Towers dhe Dubai World Trade Centre. Me pas drejtohemi drejt zones se Burj Khalifa, qiellgervishteses se famshme, dhe Dubai Mall, nje prej qendrave me te njohura tregtare dhe argetuese ne bote.
Eksplorimi vazhdon ne Palm Jumeirah, ishullin artificial ne forme palme, ku do te shohim nga jashte Atlantis The Palm dhe do te kemi mundesi per fotografi panoramike. Gjithashtu do te admirojme nga jashte Burj Al Arab, perpara se te zbulojme atmosferen tradicionale te Pazarit te Erezave dhe Frutave te Thata dhe Gold Souk, tregun e famshem te arit.
Nje tjeter ndalese e bukur eshte Dubai Marina, me shëtitoren buze ujit, jahtet dhe ndertesat moderne. Gjate dites parashikohet kohe e lire per dreke, ndersa pas perfundimit te programit kthehemi ne hotel.
Aktivitetet opsionale:
- 🏙️ Dubai City Tour: 70€ per person
- 🌆 Hyrja ne Burj Khalifa: 65€ per person
- 🛥️ Shetitje me jaht, ora 19:00 – 21:00: 60€ per person
3️⃣Dita e trete
Sot kemi nje dite te lire per te shijuar Dubain sipas deshires, me mundesine per te zgjedhur dy eksperienca krejt te ndryshme. Paradite mund te vizitoni Dubai Miracle Garden, nje kopsht i jashtezakonshem i njohur per instalacionet artistike dhe kompozimet e medha me lule shumengjyreshe. Nje ambient plot ngjyra, ideal per shetitje dhe fotografi te vecanta.
Pasdite mund te niseni drejt shkretetires per nje nga aktivitetet me karakteristike te Emirateve: Desert Safari. Larg ritmit te qytetit, peizazhi ndryshon teresisht dhe dunat e reres krijojne nje atmosfere mbreselenese, sidomos gjate perendimit te diellit. Eksperienca perfshin edhe nje darke ne shkretetire, per ta mbyllur diten ne nje ambient te vecante.
Aktivitetet opsionale:
- 🌸 Miracle Garden: Cmimi sipas kerkeses
- 🏜️ Desert Safari me darke te perfshire: 69 € per person
4️⃣Dita e katert
Dita e fundit e vitit eshte e lire per ta shijuar Dubain sipas ritmit tuaj. Mund te zgjidhni nje shetitje ne qytet, shopping ne qendrat tregtare, nje dreke te kendshme apo disa ore relaks perpara mbremjes festive.
Per ata qe duan ta fillojne diten me nje eksperience ndryshe, ofrohet mundesia e rezervimit te Aura Morning Pool Experience, nje aktivitet opsional ne nje ambient panoramik me pamje nga Dubai.
Ne mbremje, qyteti pergatitet per te mirepritur Vitin e Ri 2027. Sipas hotelit te zgjedhur dhe disponibilitetit, mund te organizohet pjesemarrja ne nje darke Gala te Vitit te Ri, me tarife dhe kushte shtese sipas ofertes se hotelit.
✨ Mireprisni vitin 2027 ne Dubai, nje destinacion ku atmosfera festive, dritat e qytetit dhe eksperiencat elegante e bejne naten e nderrimit te viteve vertet te vecante!
Aktivitetet opsionale:
- 💦 Aura Morning Pool Experience: 95 € per person
- 🥂 Darka Gala e Vitit te Ri: Sipas hotelit dhe kushteve te paketes
5️⃣Dita e peste
Vitin e ri mund ta filloni duke zbuluar Abu Dhabin, kryeqytetin e Emirateve te Bashkuara Arabe, nje qytet qe kombinon arkitekturen moderne me trashegimine kulturore dhe traditat arabe. Pas mengjesit ne hotel, mund te merrni pjese ne ekskursionin opsional drejt Abu Dhabit.
Nje nga ndalesat kryesore eshte Sheikh Zayed Grand Mosque, nje prej xhamive me mbreselenese ne bote, e njohur per kupolat, kolonat elegante, mermerin e bardhe dhe dekorimet e rafinuara. Programi vijon me pamjen nga jashte te Emirates Palace, nje prej hoteleve me prestigjioze te qytetit, si dhe me vizitat ne Heritage Village dhe Marina Mall.
Gjate turit do te njihemi edhe me zonen e Saadiyat Island, perpara se te vazhdojme drejt Yas Island, ishullit te njohur per atraksione si Ferrari World dhe pista e Formula 1, Yas Marina Circuit.
Pas perfundimit te vizitave, kthehemi ne Dubai dhe akomodohemi ne hotel.
🕌 Abu Dhabi City Tour: 70 € per person
Hyrjet ne atraksione si Ferrari World nuk jane te specifikuara si te perfshira ne cmimin e turit.
6️⃣Dita e gjashte
Pas diteve te mbushura me eksperienca, vizita dhe momente festive, udhetimi yne ne Dubai perfundon. Organizohet transferta nga hoteli drejt aeroportit, ku marrim fluturimin direkt Dubai – Tirane, ora 09:00 – 12:05.
Kthehemi ne Shqiperi me kujtime nga nje Vit i Ri ndryshe, mes qyteteve moderne, traditave arabe dhe peizazheve unike te Emirateve.
Te gjitha oraret e fluturimeve jane lokale.
🛈Ne pagese perfshihen:
- Fluturimi direkt Tiranë–Dubai–Tiranë.
- Bagazhi 20 kg.
- 5 net akomodim në hotelin e zgjedhur.
- Mëngjesi në hotel.
- Transfertat aeroport–hotel–aeroport.
- Me pagesë shtesë:
- Taksa turistike e qytetit.
- Turet, aktivitetet dhe hyrjet e shënuara si opsionale.
- Vaktet dhe shpenzimet personale që nuk përmenden si të përfshira.
- Darka Gala e Vitit të Ri, sipas hotelit.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
- Taksa turistike e qytetit
- Turet, aktivitetet dhe hyrjet e shenuara si opsionale
- Vaktet dhe shpenzimet personale qe nuk permendet si te perfshira
- Darka Gala e Vitit te Ri, sipas hotelit.
❓ Pyetje te shpeshta per Vitin e Ri ne Dubai
Si eshte moti ne Dubai gjate Vitit te Ri?
Fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit jane nder periudhat me te kendshme per te vizituar Dubain. Temperaturat gjate dites zakonisht levizin rreth 24–27°C, ndersa mbremjet jane me te fresketa. Moti eshte pergjithesisht i pershtatshem per shetitje, ekskursione dhe aktivitete ne natyre.
A eshte Dubai nje destinacion i mire per Vitin e Ri?
Po! Dubai eshte nje destinacion shume i preferuar per festat e fundvitit, fale hoteleve, restoranteve, qendrave tregtare, atmosferes festive dhe aktiviteteve te shumta. Eshte nje zgjedhje interesante per cifte, familje dhe grupe shoqerore qe deshirojne ta kalojne Vitin e Ri ne nje ambient ndryshe.
A perfshihet darka Gala e Vitit te Ri ne pakete?
Darka Gala nuk eshte konfirmuar si sherbim i perfshire ne programin baze. Ajo ofrohet sipas hotelit te zgjedhur, me tarifat dhe kushtet perkatese, ndaj duhet te kontrolloni oferten konkrete perpara rezervimit.
Cfare mund te vizitoni ne Dubai per 6 dite?
Gjate nje udhetimi 6-ditor ne Dubai mund te zbuloni Burj Khalifa, Dubai Mall, Palm Jumeirah, Atlantis The Palm, Burj Al Arab, Dubai Marina, Gold Souk dhe Miracle Garden. Gjithashtu mund te zgjidhni eksperienca si safari ne shkretetire, shetitje me jaht apo nje ekskursion ditor ne Abu Dhabi. Aktivitetet kryhen sipas programit dhe rezervimeve opsionale.
A eshte i perfshire safari ne shkretetire ne pakete?
Safari ne shkretetire ofrohet si aktivitet opsional me cmim 69 € per person, me darke te perfshire. Eshte nje nga eksperiencat me interesante per ata qe deshirojne te njohin edhe peizazhin natyror te Emirateve, pertej qytetit modern.
A mund te vizitoj Abu Dhabin gjate udhetimit ne Dubai?
Po. Me 1 janar programi ofron mundesine e nje ekskursioni opsional ne Abu Dhabi, me cmim 70 € per person. Vizita perfshin disa prej zonave dhe atraksioneve me te njohura te kryeqytetit, perfshire Sheikh Zayed Grand Mosque, Heritage Village, Marina Mall dhe Yas Island.
A eshte i pershtatshem Dubai per pushime familjare?
Po, Dubai ofron shume mundesi per familjet me femije, nga qendrat argetuese dhe kopshtet tematike te plazhet dhe shetitoret. Megjithate, pjesemarrja ne aktivitete te caktuara mund te kete kufizime moshe, gjatesie ose kushte te tjera qe duhen kontrolluar para rezervimit.
A ka fluturim direkt nga Tirana ne Dubai?
Po, paketa e mesiperme parashikon fluturime direkte Tirane – Dubai – Tirane, me nisje me 28 dhjetor dhe kthim me 2 janar, sipas orareve te specifikuara ne program. Oraret jane lokale dhe duhen rikonfirmuar sipas dokumenteve perfundimtare te udhetimit.
Festoni Vitin e Ri 2027 në Dubai me një ofertë të veçantë nga Kalemi Travel. Kjo agjenci turistike ofron paketa ekskluzive që do t’ju lejojnë të përjetoni luksin dhe magjinë e një prej destinacioneve më të njohura në botë. Me strukturat e saj moderne dhe spektaklin e fajerverkeve që ndriçojnë qiellin mbi Burj Khalifa, Dubai është zgjedhja perfekte për të mirëpritur vitin e ri.
Kalemi Travel ka përgatitur disa paketa turistike për Vitin e Ri 2027 në Dubai, të cilat përfshijnë akomodim në hotele të klasit të parë, bileta për festa dhe evente të organizuara gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe ekskursione nëpër atraksionet më të njohura të qytetit. Përveç kësaj, paketat ofrojnë fluturime direkte dhe transport të rehatshëm nga aeroporti deri në hotel, duke garantuar një udhëtim pa shqetësime.
Një nga veçoritë më tërheqëse të këtyre paketave është darka speciale e Vitit të Ri, ku do të keni mundësinë të shijoni kuzhinën ndërkombëtare dhe të provoni specialitetet lokale të Dubait. Në mbrëmje, mund të merrni pjesë në një nga festat e shumta në plazhet e ndriçuara ose të shijoni një shëtitje në shkretëtirë nën dritën e yjeve.
Mos e humbisni mundësinë për të mirëpritur Vitin e Ri 2027 në një nga qytetet më mbresëlënëse të botës. Rezervoni paketën tuaj turistike për Dubai nga Kalemi Travel dhe bëni realitet një udhëtim të paharrueshëm. Për të marrë më shumë informacion mbi ofertat dhe për të bërë rezervimin tuaj, kontaktoni Kalemi Travel sot dhe sigurohuni që të filloni vitin e ri me stil dhe aventura të paharrueshme.
Viti i Ri 2027 në Dubai
Viti i Ri 2027 në Dubai
Viti i Ri 2027 në Dubai
Viti i Ri 2027 në Dubai
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
