Rome dhe Firence, 4 dite €399

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta ne Rome


Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm. Per udhetime me standarte me te larte, klikoni ketu per paketa individuale!

Datat e nisjeve:
► 8 Mars 399€/person
► 5-8 Mars 429€/person (Itinerari 2)
Itinerari i fluturimeve:
Nisja
: Tirane 06:15 – 08:00 Rome.
Kthimi: Pisa 19:45 – 21:25 Tirane.

KUJDES: Cmimet jane dinamike dhe rriten me shitjen e vendeve. Cmimet e publikuara mund te mos jene gjithmone te vlefshme. Na kontaktoni per cmimin aktual.

Programi per Udhetim ne Rome Firenze

ITINERARI 1

Dita e Parë: 
Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 10.40. Mberritja në Pisa më 12.30. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Pizës. Vizitë e shkurtër në Piza. Transferta për në Firence. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Nisja për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbrritja në Romë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum.  Fjetje në hotel.

Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë  ë Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 21.40. Mberritja në Tiranë në 23:10.

Kujdes:
Nisja më datë 29 Dhjetor është Tiranë Romë dhe kthimi sipas programit. Nga Roma shkoht ne Pisa për të vazhduar programin.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane – Pisa – Rome – Tirane 
2. Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel.Ne Firenze dhe ne Rome.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

ITINERARI 2

Itinerari i fluturimeve:
Nisja
: Tirane 06:15 – 08:00 Rome.
Kthimi: Pisa 19:45 – 21:25 Tirane.

Dita e Parë: 
Takimi me stafin tonë në Aeroportin “Nënë Tereza” 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve përkatese të specifikuara më sipër. Pas mbërritjes në aeroport, vazhdojmë vizitat në sheshet kryesore të Romës siç janë: Piazza Venecia, Altare della Patria si dhe Pantheoni.
Kohë e lirë për drekë në një nga resortantet lokalë.
Pas drekës, do të vazhdojmë vizitën në Fontana di Trevi, Piazza Scanderbeg, Piazza del Popolo. Pas këtyre vizitave, do të bëhet kthimi për në hotel.
Sistemim dhe akomodim në hotel.

Dita e Dytë: 
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit do të vazhdojmë me Vizitën në Vatikan: Katedralja e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit dhe Kapela Sistine. Hyrja me pagesë extra, opsionale.
Vazhdojmë vizitën në Castel Sant’Angelo si dhe Piazza Navona.
Kohë e lirë për drekë. Pas dreke, vizitë në qytetin e vjetër: Shëtitje në lagjet e vjetra dhe të bukura të Romës, Trastevere. Kthimi dhe akomodimi në hotël. Mbrëmja e lirë.

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në hotel.
Vazhdon vizita në disa atraksione të tjera të qytetit të Romës si: Colosseum, Roman Forum (Hyrja me pagesë extra/opsionale)
Pas vizitave do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse. Ndër vendet më të famshme është Villa d’Este, e njohur për kopshtet e saj të bukura dhe shatërvanët e mrekullueshëm. (Hyrja me pagesë extra/opsionale)
Pas këtyre vizitave, do të bëjmë nisjen drejt aeroportit.
Kthimi nga Roma në Tiranë në mbrëmje, sipas orarit të mësipërm.
Fundi I shërbimit tonë.

Në pagesën përfshihen:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

Hyrjet në monumente dhe muzeume.
BILETA E HYRJES NE COLOSEO
BILETA E HYRJES NE VATICAN
BILETA E HYRJES NE VILLA D’ESTE
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa lokale 2 EURO për person/natë

Oferta në Romë: Udhëtimi i Ëndrrave për Pushime të Paharrueshme

Nëse po mendoni për një udhëtim të veçantë, atëherë oferta në Romë janë zgjedhja e duhur. Kalemi Travel ofron një sërë paketash të shkëlqyera për të eksploruar një nga qytetet më të famshme dhe romantike të botës. Romë, kryeqyteti i Italisë, është një përzierje e përkryer e historisë, kulturës dhe kuzhinës së shijshme, duke e bërë atë destinacionin ideal për çdo lloj udhëtimi.

Çfarë Përfshijnë Ofertat në Romë

Ofertat në Romë përfshijnë fluturimet direkte dhe akomodimin në hotele të rehatshme dhe të vendosura në qendër të qytetit, afër atraksioneve më të famshme. Këto paketa zakonisht përfshijnë gjithashtu një tur guiduar për të vizituar monumentet historike si Koloseumi, Forumi Romak, Pantheoni dhe Sheshi i Shën Pjetrit. Gjithashtu, nuk mund të lini pas dore një vizitë në Vatikan, një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe fetare në botë.

Përvoja e Shijimit të Romës

Me oferta për Romë, ju keni mundësinë të shijoni një eksperiencë të plotë të qytetit të përjetshëm. Nga shëtitjet romantike në rrugët e ngushta me kalldrëm, deri te darkat në restorantet tradicionale italiane, ky qytet ka gjithçka që ju nevojitet për një udhëtim të veçantë. Provoni kuzhinën autentike romane, duke përfshirë pica të freskëta, pasta “carbonara” dhe akulloret e famshme italiane në sheshet e qytetit.

Arsyeja për të Zgjedhur Ofertat në Romë

Kalemi Travel ju ofron oferta të përshtatura për udhëtimin në Romë, me çmime të përballueshme dhe një organizim të detajuar që do t’ju lejojë të përjetoni më të mirën e këtij qyteti historik. Për ata që duan një udhëtim kulturor, turistik apo romantik, Romë është destinacioni ideal gjatë çdo sezoni të vitit.

Rezervoni Ofertën tuaj për Romë

Mos e humbisni mundësinë për të vizituar një nga qytetet më të mrekullueshme të botës. Rezervoni tani një nga ofertat në Romë me Kalemi Travel dhe përjetoni historinë, artin dhe kulturën që ky qytet ka për të ofruar. Lejoni veten të magjepseni nga bukuritë dhe atmosfera unike e kryeqytetit italian!

Oferta ne Rome

Oferta ne Rome

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: