Udhetim ne Amsterdam dhe Belgjike, 4 Dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Amsterdam

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • Itinerari 1 (Amsterdam – Roterdam – Bruksel)
    8 Tetor €449/person
    26 Nentor €449/person
  • Itinerari 2 (Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans, Bruksel)
  • Itinerari 3 (Amsterdam, Giethoorn, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans)
    2-5 Tetor €469/person
    27-30 Nentor €499/person
  • Itinerari 4 (Giethoorn – Amsterdam – Volendam – Zaanse Schans – Antwerp – Gent)
    27-30 Nentor €469/person

Programi per Udhetim ne Amsterdam

ITINERARI 1

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Amsterdam

Fluturimi direkt Tirane – Bruksel ne oren 06:00, mbrritja ne 09:00. Transferim ne qytet dhe tur panoramik ku vizitohen: Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shen Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtesise dhe godinat kryesore te qeverise. Pasdite, nisja drejt Bruges per nje ndalese dhe vizite te shkurter. Me pas vazhdimi i udhetimit drejt Rotterdamit. Sistemim dhe fjetje ne hotel prane kufirit Belg – Hollandez.

2️⃣Dita e dyte

Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Rotterdam dhe Hage, ku vizitohen: Gjykata Nderkombetare e Hages, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente te tjera historike. Pasdite vonë, vazhdim i udhetimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete Udhetim ne Amsterdam

Mengjesi ne hotel. Vizite panoramike e Amsterdamit ku do te shohim Sheshin Dam, Sheshin e Muzeve dhe fasaden e bukur te Pallatit Mbretëror.
Opsionale: shetitje me anije per te pare monumentet e qytetit nga kanalet e Amsterdamit.

4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Amsterdam

Mengjesi ne hotel. Transferim drejt aeroportit te Brukselit per fluturimin kthyes Bruksel – Tirane ne oren 16:45. Mberritja ne Tirane ne oren 19:15. Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje me avion
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

ITINERARI 2

Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans, Bruksel
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:55 – 09:55 Eindhoven
Kthimi: Bruksel Charleroi 21:00 – 23:30 Tirane

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Amsterdam

Fluturimi direkt Tirane – Eindhoven. Nisja ne oren 06:55 dhe mberritja ne oren 09:55. Transferimi me autobus drejt Utrecht. Ndalese per dreke dhe vizite ne qytet, ku do te keni kohe te lire per shetitje dhe shopping ne qendrat tregtare. Vazhdimi i udhetimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe akomodim ne hotel. Fundi i sherbimit per diten e pare.

2️⃣Dita e dyte

Mengjesi ne hotel. Nisja drejt Volendam, fshati tipik i peshkatareve, i njohur per portin e bukur, veshjet tradicionale dhe kuzhinen vendase. Mundesi per foto ne kostume tradicionale dhe shetitje ne port. Vazhdimi i udhetimit drejt Zaandam – Zaanse Schans, fshati muze me mullinj ere dhe shtepi tradicionale holandeze. Zone e mrekullueshme me kanale dhe arkitekture historike qe reflekton kulturen e vjeter holandeze. Kthimi ne hotel. Fundi i sherbimit per diten e dyte.

3️⃣Dita e trete Udhetim ne Amsterdam

Mengjesi ne hotel. Vizite ne Fabriken e birres Heineken ku do te perjetoni nje eksperience unike. Me pas, opsionale shetitje me anije ne kanalet e Amsterdamit (165 kanale me gjatesi totale rreth 100 km). Vazhdimi i vizitave ne Museumplein, ku ndodhen muzeume te rendesishme si Muzeu Van Gogh dhe Rijksmuseum. Me pas, shetitje ne Dam Square, sheshi kryesor i qytetit. Kohe e lire per te vizituar sipas deshires: Red Light District, Shtepine-Muze te Anne Frank, ose Madame Tussauds Amsterdam. Kthimi ne hotel. Fundi i sherbimit per diten e trete.

4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Amsterdam

Mengjesi ne hotel dhe nisja me autobus drejt Brukselit (rreth 3 ore). Vizite panoramike dhe ne kembe ne monumentet kryesore:

  • Grand Place – sheshi qendror i Brukselit, me arkitekture baroke dhe gotike.
  • Manneken Pis – statuja simbol e qytetit.
  • Galeries Royales Saint-Hubert – pasazhe elegante me dyqane dhe kafene.
  • Atomium (vizite e jashtme ose hyrje sipas deshires).

Kohe e lire per dreke, degustim te çokollatave dhe birrave tradicionale belge. Pasdite transferimi per ne aeroportin Charleroi. Fluturimi Bruksel – Tirane ne oren 21:00. Mbrritja ne Tirane ne oren 23:30. Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje me avion
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shendetit ne udhetim
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi
    do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

ITINERARI 3

Vizitohet: Amsterdam, Giethoorn, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:55 – 09:30 Eindhoven
Kthimi: Eindhoven 10:10 – 12:40 Tirane

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Amsterdam

Takimi në aeroport me shoqëruesin e udhëtimit, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:45. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:30. Transferimi me autobus drejt Giethoorn, një nga fshatrat më piktoreskë të
Holandës, i njohur si “Venecia e Veriut” për kanalet dhe shtëpitë tradicionale. Kohë e lirë për shëtitje, drekë dhe eksplorim të fshatit. Sipas dëshirës sugjerojmë shëtitje me varkë nëpër kanalet karakteristike të Giethoorn. Pas vizitës, vazhdimi i udhëtimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

2️⃣Dita e dyte

Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken. Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë. Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square. Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane
opsionale dhe me pagese extra). Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

3️⃣Dita e trete Udhetim ne Amsterdam

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja me autobus drejt Volendam, një fshat tradicional peshkatarësh i njohur për portin e tij karakteristik, atmosferën autentike dhe restorantet lokale ku mund të provohen specialitetet holandeze. Vazhdimi i udhëtimit drejt Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, fshatin muze më të njohur në Holandë me mullinj ere funksionalë, shtëpi tradicionale dhe
punishte artizanale. Zona ofron një eksperiencë autentike të kulturës dhe historisë holandeze. Kohë e lirë për fotografi, souvenir dhe eksplorim individual. Kthimi në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e tretë.

4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Amsterdam

Pas mëngjesit në hotel dhe check-out, transferimi drejt aeroportit të Eindhoven.
Fluturimi Eindhoven – Tiranë në orën 10:10.
Mbërritja në Tiranë në orën 12:40.
Fundi i shërbimit tonë.

🛈Ne pagese perfshihen:

Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

ITINERARI 4

Vizitohet: Giethoorn – Amsterdam – Volendam – Zaanse Schans – Antwerp – Gent

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Amsterdam

Pas fluturimit direkt nga Tirana dhe mberritjes ne Eindhoven, nisja behet me autobus drejt Giethoorn.

Vizite ne Giethoorn

Giethoorn eshte nje nga fshatrat me piktoreske te Holandes dhe njihet shpesh si “Venecia e Veriut”, fale rrjetit te kanaleve, urave te vogla dhe shtepive tradicionale.
Pas mberritjes do te keni kohe te lire per shetitje, fotografi, dreke dhe eksplorim individual.
Sipas deshires, mund te realizoni edhe nje shetitje me varke neper kanalet e Giethoorn, per ta pare fshatin nga nje kendveshtrim krejt tjeter dhe per te shijuar atmosferen karakteristike te zones.
Pas vizites, udhetimi vazhdon drejt Amsterdamit.
Mberritja ne Amsterdam, sistemimi dhe akomodimi ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel nis dita kushtuar eksplorimit te Amsterdamit.

Heineken Experience

Vizita e pare eshte ne Heineken Experience, nje nga atraksionet me te njohura te Amsterdamit, ku vizitoret njihen me historine dhe traditen e markes holandeze.
Pas perfundimit te vizites, sipas deshires mund te realizohet nje shetitje me anije ne kanalet e Amsterdamit.
Kanalet jane nje nga elementet me karakteristike te qytetit dhe nje shetitje me anije ofron nje menyre tjeter per te zbuluar arkitekturen dhe zonat qendrore.

Museumplein dhe muzet kryesore te Amsterdamit

Programi vazhdon drejt Museumplein, zona kryesore kulturore dhe muzeale e Amsterdamit.
Ketu ndodhen disa prej muzeve me te njohur te qytetit:

  • Van Gogh Museum
  • Rijksmuseum
  • Stedelijk Museum

Museumplein eshte nje nga zonat qe nuk duhet humbur gjate nje udhetimi ne Amsterdam, sidomos per ata qe pelqejne artin, kulturen dhe arkitekturen.

Dam Square

Pas Museumplein, shetitja vazhdon drejt Dam Square, nje nga pikat me te njohura dhe me te frekuentuara te Amsterdamit.
Me pas do te keni kohe te lire per te eksploruar qytetin, per shopping, shetitje apo per te shijuar atmosferen e tij karakteristike.
Sipas deshires dhe ne varesi te kohes, mund te vizitohen edhe:

  • Anne Frank House
  • Madame Tussauds Amsterdam
  • Red Light District

Vizitat ne Anne Frank House dhe Madame Tussauds jane opsionale dhe realizohen me pagese ekstra.
Ne perfundim te dites, kthimi ne hotel.

3️⃣Dita e trete Udhetim ne Amsterdam

Pas mengjesit ne hotel nisja behet me autobus drejt Volendam.

Vizite ne Volendam

Volendam eshte nje fshat tradicional peshkataresh ne brigjet e liqenit IJsselmeer.
Destinacioni eshte i njohur per portin karakteristik, shtepite tradicionale dhe atmosferen tipike holandeze.
Gjate ndaleses do te keni kohe te lire per te eksploruar portin, per fotografi dhe per te shijuar atmosferen lokale.
Pas vizites ne Volendam, programi vazhdon drejt Zaanse Schans.

Vizite ne Zaanse Schans

Zaanse Schans eshte nje nga destinacionet me karakteristike te Holandes dhe nje vend qe perfaqeson shume prej imazheve qe lidhen tradicionalisht me vendin.
Zona njihet per:

  • mullinjte tradicionale te eres
  • shtepite historike prej druri
  • punishtet artizanale
  • traditat dhe kulturen holandeze

Gjate vizites do te keni mundesi te njiheni me nga afer me nje pjese te rendesishme te trashegimise dhe jetes tradicionale holandeze.
Do te kete gjithashtu kohe te lire per fotografi, shopping, suvenire dhe eksplorim individual.
Pas perfundimit te vizites, kthimi drejt Amsterdamit dhe akomodimi ne hotel.

4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Amsterdam

Pas mengjesit ne hotel, nisja behet me autobus drejt Belgjikes. Dita e fundit kombinon dy qytete te njohura belge: Antwerp dhe Gent.

Antwerp

Ndalesa e pare ne Belgjike eshte Antwerp, qytet i njohur per diamantet, moden, kulturen dhe arkitekturen.
Gjate vizites do te eksploroni qendren historike dhe disa prej pikave kryesore te qytetit.

Cfare vizitohet ne Antwerp?

Programi perfshin:

  • Grote Markt
  • Katedralen e Zojes
  • Steen Castle
  • rrugicat dhe ndertesat historike te qendres

Pas vizitave do te keni kohe te lire per shetitje, fotografi, kafe dhe shopping.
Me pas nisja vazhdon drejt Gent.

Gent

Gent eshte nje nga qytetet mesjetare me karakteristike te Belgjikes, i njohur per kanalet, urat dhe ndertesat historike. Gjate shetitjes ne qendren historike do te vizitohen disa prej pikave me te njohura te qytetit.

Cfare vizitohet ne Gent?

Programi perfshin:

  • Graslei & Korenlei
  • Saint Michael’s Bridge
  • Korenmarkt
  • Gravensteen

Pas vizites do te keni kohe te lire per shetitje dhe fotografi. Me pas nisja behet me autobus drejt Aeroportit te Brukselit per nisjen drejt Tiranes ne 20:50. Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3★ ose 4★
  • Bileta e avionit vajtje–ardhje
  • Transfertat dhe transporti me autobus sipas programit
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazh dore me përmasa deri në 40 × 30 × 20 cm

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

  • Siguracionin shëndetësor të udhëtimit
  • Hyrjet në monumente, muzeume dhe atraksione
  • City Tax, sipas tarifave të hotelit përkatës
  • Çdo shërbim apo shpenzim tjetër që nuk është përmendur në rubrikën “Ne pagese perfshihen”

POLITIKA E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

Fëmijët nga 2 deri në 11.99 vjeç përfitojnë 40 € zbritje nga çmimi i paketës.

Kusht: Kjo politikë zbatohet vetëm në rast se fëmija akomodohet në dhomë me 2 të rritur.


DOKUMENTACIONI & KUSHTET E UDHËTIMIT

Dokumentacioni

Për udhëtimin kërkohet:

  • Pasaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
  • Pasagjeri nuk duhet të ketë tejkaluar rregullin e qëndrimit 90 ditë brenda 180 ditëve në zonën Schengen/BE, sipas rregullave në fuqi.

Operatori turistik nuk mban përgjegjësi për personat të cilëve u refuzohet udhëtimi ose hyrja nga autoritetet kufitare për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni të nevojshëm, dëbim/ndalim hyrjeje, dokument identifikimi i pavlefshëm ose arsye të tjera që lidhen me dokumentacionin personal të udhëtarit.

Udhëtimi i të miturve

Në rast se një person nën moshën 18 vjeç udhëton pa praninë e njërit ose të të dy prindërve, kërkohet autorizim/prokurë e noterizuar në gjuhën angleze, sipas kërkesave të autoriteteve përkatëse.


INFORMACIONE MBI AKOMODIMIN

  • Akomodimi në dhomë teke (Single) është me pagesë ekstra, në masën 30% mbi çmimin për person.
  • Në rast se krevati nuk është dopio, dhoma mund të pajiset me dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast se shtrati për personin e tretë ose të katërt nuk është një krevat standard, mund të përdoret sofa bed / krevat shtesë, sipas konfigurimit të dhomës dhe hotelit.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  • Ekziston mundësia që disa shërbime ose ambiente të hotelit apo të udhëtimit të mos jenë në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat nuk varen nga operatori turistik.
  • Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve, shëtitjeve me varkë dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë dhe varen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime.
  • Për çdo ndryshim në lidhje me aktivitetet opsionale, klienti do të informohet përpara realizimit të shërbimit.
  • Kujdesi dhe ruajtja e sendeve personale gjatë udhëtimit me avion, autobus, anije apo gjatë qëndrimit në destinacion është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e operatorit turistik.

NDRYSHIMET E MUNDSHME TË PROGRAMIT

Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime ose spostime në varësi të rrethanave të mëposhtme:

  • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose mbërritjes.
  • Nëse oraret dhe disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara.
  • Në rast vonesash për shkak të trafikut rrugor ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara.
  • Në përputhje me oraret e punës dhe pushimet e detyrueshme të drejtuesit të autobusit, sipas legjislacionit në fuqi.

Në çdo rast, programi do të zbatohet duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme, në mënyrë që të realizohen sa më mirë shërbimet dhe vizitat e parashikuara në itinerar.

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Amsterdam

Cfare duhet te vizitohet patjeter ne Amsterdam?

Ne Amsterdam duhet vizituar Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe shtepia e Anne Frank. Qyteti eshte gjithashtu i njohur per kanalet historike dhe shetitjet me varke.

Pse eshte i famshem qyteti i Amsterdamit?

Amsterdami eshte i njohur per rrjetin unik te kanaleve, arkitekturen tradicionale dhe kulturen artistike. Qyteti ka nje histori te pasur dhe eshte nje nga destinacionet me te vizituara ne Europe.

Cfare duhet te shoh patjeter ne Bruksel?

Ne Bruksel duhet vizituar Grand Place, Atomium dhe Manneken Pis. Qyteti eshte gjithashtu i njohur per çokollaten belge dhe kuzhinen tradicionale.

Sa larg jane Amsterdami dhe Brukseli nga njeri-tjetri?

Amsterdami dhe Brukseli ndodhen rreth 210 kilometra larg njera-tjetres. Udhetimi me tren te shpejte zakonisht zgjat rreth 2 ore.

Kur eshte koha me e mire per te vizituar Amsterdam dhe Bruksel?

Koha me e mire per te vizituar keto qytete eshte pranvera dhe fillimi i vjeshtes, kur temperaturat jane te buta dhe qytetet jane ideale per shetitje dhe vizita kulturore.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: