Oferta ne Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
- Udhëtim në Barcelonë
KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
Datat e nisjeve :
ITINERARI 1
► 24 Tetor €538
► 28 Nentor €586
► 23 Dhjetor – Krishtlindje €399
ITINERARI 2
► 21-24 Nentor €429
► 27-30 Nentor €429
Krishtlindje ne Barcelone:
► 25-28 Nentor €429
KUJDES: Cmimet jane dinamike dhe rriten me shitjen e vendeve. Cmimet e publikuara mund te mos jene gjithmone te vlefshme. Na kontaktoni per cmimin aktual.
Programi per Udhetim ne Barcelona me avion dhe guide 4 dite
ITINERARI 1
Dita e Parë:
Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 20:00, Mberritja në Barcelonë në orën 22:40. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d’Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 23.25. Mbrritja në Tiranë në orën 01.55.
ITINERARI 2
Dita e Parë:
Takimi ne aeroportin e Tiranes me shoqeruesin, 3 ore perpara fluturimit. Nisja me fluturim direkt Tirane – Barcelone ne oren 19:30. Mberritja ne aeroportin e Barcelones ne 22:10 dhe transferimi drejt hotelit per akomodim.
Dita e Dytë:
Pas mengjesit ne hotel nisemi per vizitat e para. Fillojme me Parc de la Ciutadella, ku ndodhen Kështjella e Tre Dragojve, Monumenti Cascada dhe Harku i Triumfit. Me pas vazhdojme drejt Parkut Guell, nje nga veprat me te famshme te Antoni Gaudit (qendrim rreth 1 – 1.5 ore).
Pas vizites, drejtohemi drejt Barceloneta per dreke dhe kohe te lire prane plazhit. Pasdite vizitojme Mirador de Colom, statujen e Kristofor Kolombit prane portit te krocierave. Kthimi ne hotel dhe akomodim. Mbremje e lire.
Dita e trete:
Mengjesi ne hotel. Paradite nisemi per vizite ne Manastirin e Montserrat.
Pas vizites, programi vazhdon me turin ne stadiumin legjendar Camp Nou dhe muzeun e FC Barcelones. Ne vijim, vizitojme kryevepren e Gaudit – Baziliken Sagrada Familia. Kthimi ne hotel dhe akomodim. Mbremje e lire.
Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).
Dita e katert:
Pas mengjesit nisemi drejt kodres Montjuic, ku ndodhet Muzeu Kombetar i Artit Katalan. Me pas, eksplorojme qendren historike te Barcelones: Pallati i Muzikes Katalanase, Katedralja e Shen Eulalise, Ura e Peshkopeve, Sheshi San Jaume dhe lagjja gotike.
Shetiitje ne Passeig de Gracia, bulevardin me te njohur te qytetit, ku ndodhen vepra madheshtore si Casa Mila, Casa Batllo dhe Casa Amatller. Vazhdojme me Placa Catalunya, bulevardin Las Ramblas, Palau Guell dhe sheshin magjepses Reial.
Pasdite, ne oren 18:00 behet transferimi per ne aeroport. Fluturimi Barcelone – Tirane nis ne oren 21:00 dhe mberritja eshte ne Tirane ne 23:35. Fundi i sherbimit tone.
Në pagesë përfshihen:
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Biletat e avionit vajtje – ardhje.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm.
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet Park Guell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium.
Kujdes:
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Udhetim ne Barcelone
Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera.
Oferta ne Barcelonë
Oferta ne Barcelonë
Oferta ne Barcelonë






