For English version click here!
Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.
Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Kalemi Travel & Tours Sh.p.k., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L62303012A, me seli në adresën: Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5, Rruga Sami Frasheri, Pallati 19, Shk. 1, Ap. Nr 4, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të paketave turistike nëpërmjet faqes së internetit www.kalemitravel.com, www.kalemi.travel dhe www.hobi.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)
Duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.kalemitravel.com, www.kalemi.travel dhe www.hobi.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti.
Kalemi Travel nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Kalemi Travel nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e internetit. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. Kalemi Travel mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e paketave turistike nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen blerjen nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të produktitë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij. Kalemi Travel nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit. Kalemi Travel nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
Produktet dhe Çmimi.
Duke vizituar faqen e internetit, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.
Kalemi Travel nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë së furnitorit. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Kalemi Travel merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të blerjes.
Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.
Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, Kalemi Travel i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Kalemi Travel.
Porosia e Klientit mund të rishikohet nga Kalemi Travel, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese t te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe.
Mënyrat e Kryerjes së Pagesës
Klienti mund të kryejë pagesën me:
· Pagesë me para në dorë pranë zyres tone,
· Pagesë në llogarinë bankare.
· Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
Vini Re:
· Kalemi Travel përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL).
· Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Kalemi Travel dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Kalemi Travel
Anullimi.
Kushtet e Anullimit të rezervimeve të bëra për shërbimet dhe produktet tona të udhëtimit janë të ndryshme dhe janë të përshkruara në çdo prezantim të tyre ose/dhe bëhen të njohura para përfundimit të çdo rezervimi.
Privatësia. Të drejtat e autorit
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Kalemi Travel është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse. Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, Kalemi Travel duhet tё njoftohet menjёherё.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: [email protected]
Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Kalemi Travel. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë Kalemi Travel & Tours Sh.p.k. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
K. Sherbimi I Klientit
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: [email protected] ose në: +3554319999