Ski ne Kolashin, 2 dite, 75€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Ski në Kolashin

🟢Datat e nisjeve:

Dhjetor:  6-7, 13-14, 20-21, 27-28
Janar:  10-11, 17-18, 24-25, 31-1 Shkurt
Shkurt:  7-8, 14-15, 21-22, 28-29

Akomodimet
– Hotel Aurel 4* €75 me mengjes e darke (me Jakuzzi, Sauna)
– Hotel Hilton 5* €99 me mengjes e darke (Pishine, Jacuzzi, Sauna)

Viti i Ri: 1-2, 2-3, 3-4, 4-5 Janar – €75/personi – Hotel Aurel 4* (Jacuzzi, Sauna) HB (mengjes+darke) 

1️⃣Dita e pare:

• Nisja nga Tirana ne oren 06:30.
• Nisja nga Durresi ne oren 05:45 (Pagese extra 5 Euro/personi).
► Per realizimin e transfertave nga Durresi dhe Elbasani duhet minimalisht 9 persona pjesemarres.

Pas kalimit te doganes ne Hanin e Hotit, bejme nje ndalese te shkurter per kafe.
Me pas vazhdojme drejt ujevares se Niagares, nje nga pikat natyrore me te bukura afer Podgorices, ku do te kemi kohe per pushim dhe foto.
Stacioni i rradhes eshte Delta City, qendra me e madhe tregtare e Podgorices. Ketu do te keni kohe te lire per shopping, per te konsumuar ushqim ne lokalet e shumta apo per te shijuar nje kafe.
Pas vizites ne Delta City, bejme akomodimin ne hotel. Pasi te sistemoheni, mund te shfrytezoni facilitetet e hotelit sipas deshires: pishine, sauna, jacuzzi ose palestra.
Ne darke organizohet konsumimi i vaktit ne restorantin e hotelit.
Sipas sugjerimeve te guides, ata qe deshirojne mund te eksplorojne jeten e nates ne Podgorice, e njohur per baret dhe klubet e saj plot energji.

2️⃣Dita e dyte:

Pas konsumimit te mengjesit nisemi drejt Kolashinit. Mberrijme rreth ores 10:00 – 10:30 dhe qendrimi do te jete rreth 3 ore. Pas drekes nisemi per ne kthim.
Kolashini ofron mundesi te shumta per aktivitete dimore si ski, snowboard ose motor-bore, ndaj eshte nje destinacion ideal per te apasionuarit pas sporteve te bores. Sugjerohet te konsumohet dreka ne restorantet tradicionale te zones.
Pista e skijimit ne Kolashin konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, me rreth 14 km hapesire te ndare ne disa pista sipas nivelit te veshtiresise. Gjithashtu gjenden 6 teleferike qe lejojne zhvendosjen midis pistave ne menyre komode dhe te shpejte.
Pas shfrytezimit te Kolashinit dhe natyres se bardhe qe ai ofron, nisim udhetimin per ne Shqiperi me ndalesa te shkurtra per kafe gjate rruges.
Fundi i sherbimit tone.

Ne cmim perfshihet: 

Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
PERDORIMI I JACUZZI PER HOTEL AURELI
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
TAKSA LOKALE 2.50 EUR person/natë DERI 11.99 VJEC
TAKSA LOKALE 2.90 EUR për persona mbi 12 vjec/natë
Transporti me automjet komod
Vaktet sipas hoteleve perkates

Ne cmim nuk perfshihet:

Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Pajisjet e skive

Per cmimet e hoteleve pa transport klikoni ketu: Hotelet ne Kolashin

SHENIM:

Ju sugjerojme qe te merrni instruktor skish te pakten 1 ore. Vetem ne kete menyre mund te mesoni sportin e bukur te skive dhe te shijoni ashtu sic duhet pistat 🙂

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • Rezervimet nuk anullohen nese nuk ka bore ne keto data, dhe agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet e motit.

Ski në Kolashin është një zgjidhje komode për pushime dimërore pa peripeci të shumta. Në Kolashin, Mal të Zi, do të gjeni një qytezë të ngrohtë pavarësisht temperaturave të ulëta. Kolashini, kryeqendra e Rajonit Moraca dhe e luginës së lumit Moraca. Popullsia e vogël dhe resortet komode janë ideale për pushime dimërore në cift apo me miq të afërt.  

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: