Plazh ne Konstance, udhetim ne Bukuresht, 6 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime Verore Konstance 2024

Datat e nisjeve: 
 31 Maj €399
► 7 Qershor €399
► 14, 21 Qershor €419
► 28 Qershor €439
► 5 Korrik €439

Dita e Parë. Fluturimi Direkt Tiranë – Bukuresht. Nisja më 14.15 – Mbrritje në Bukuresht më 16.45. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje në Brasov. Sistemimi dhe  Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve  krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street – Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. 
Vazhdon Udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon Udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Dracula.
Vazhdon Udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe  Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit,

OPSIONALE: Në mbrëmje hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë>
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi në hotel. Nisja për në Konstancë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel

Dita e Pestë. Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel

Dita e Gjashtë. Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 11.20 – Mbrritje më 12.50. 

Kujdes: Fluturimi do të bëhet ose me Ryan ose me Wizzair. Oraret janë të përafërta. Grupi që mbrrin më parë pret grupin tjetër.

Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 dhe 4 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.

(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk përfshihen bagazhe extra në çmim)

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Pushime Verore Konstance

Pushime Verore Konstance

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: